“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

18.Besimi në përjetësinë (pa fillimin dhe pa mbarimin) e Allahut

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Allahu (subhaneh) ka thënë:

”Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit (s’ka asgjë pas Tij), i Dukshmi dhe i Fshehuri, dhe Ai është i Gjithëditur për çdo gjë.” El-Hadid, 57:3

”Ti mbështetu Atij të Përjetshmit që nuk vdes kurrë.” El-Furkan, 25:58

”Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.” Et-Tahrim, 66:2

”Dhe Ai është më i Urti Gjithëgjykues, i Mirënjohuri për çdo gjë.” En-Aam, 6:18

”Ai e di çka hyn në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.” Sebe’, 34:2

”Dhe vetëm me Të janë çelësat e gajbit (gjithçka e fshehtë dhe e panjohur), askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithë ç’ka në tokë e në det; nuk ka asnjë gjeth që bie dhe Ai të mos ketë dijeni për të; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë, që të mos jetë shkruar në shkrim të qartë (Leuhi Mahfudh).” En-Aam, 6:59

”E asnjë femër nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij.” El-Fatir, 35:11

”Që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka me diturinë e Tij.” Et-Talak, 65:12

Shpjegimi

Në këto ajete Allahu përmend emrat dhe cilësitë e Tij. Ai përshkruan e veten në mes të pohimit dhe mohimit. Ai pohon cilësitë e Tij të përsosura dhe mohon nga vetja e Tij cilësitë e mangëta. Kjo tashmë është përmendur në lidhje me ajetin Kursij dhe suren ”El-Ikhlas”. E njëjta gjë vlen edhe për fjalët e Allahut:

”Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit (s’ka asgjë pas Tij), i Dukshmi dhe i Fshehuri, dhe dhe Ai është i Gjithëditur për çdo gjë.”

Ai ka pohuar se Ai është i Pari që nuk ka gjë para Tij.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Ti je i Pari; nuk ka asgjë para Teje. Ti je i Fundit; nuk është askush pas Teje. Ti je i Dukshmi; askush nuk është mbi Ty. Ti je i Fshehuri, nuk është asgjë e fshehur për Ty.”

Muslimi (2713)

Ai pra është i Dukshmi është mbi të gjithë robërit dhe asgjë nuk është mbi Të.

Ai është i Fshehuri; Ai di çdo gjë dhe asgjë nuk është e fshehur prej Tij.

E njëjta gjë vlen edhe për ajetet lidhur me dijen:

”Dhe Ai është më i Urti Gjithëgjykues, i Mirënjohuri për çdo gjë.”

”Që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka me diturinë e Tij.”

Si dhe ajete të tjera që përmendin dijen dhe urtësitë, si fjalët e Tij:

”Vërtet Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.”El-Bekare, 2:220

Shpërndaje: