Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Lutja e cila thuhet kur takohemi me armikun apo me njerëzit në pozitë

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

103 – Ebu Musa el-Eshari (radijAllahu anhu) kur profeti  i frikësohej nga dikush, thoshte:

اللهُمَّ إِنَّا نَجْعَلُكَ فيِ نُحُورِهِمْ وَنَعُوذُ بِكَ مِنْ شُرُورِهِمْ

“O Allah, Ty të lëmë në qafë të tyre, tek Ti kërkojmë mbrojtje nga e keqja e tyre.”

Transmeton Ebu Daudi dhe Nesai.

Zinxhiri i transmetimit është autentik. El-Hakim e vërtetoi atë dhe u mbështet nga Dhehebi.

104 – Profeti  e kishte zakon të thoshte kur ai thënë qëndronte para armikut:

اللهُمَّ أَنْتَ عَضُدِي وَأَنْتَ ناَصِرِي بِكَ أَحُولُ وَبِكَ أَصُول وَبِكَ أُقَاتِلُ

“O Allah, Ti je mbështetësi im dhe Ti je Ndihmëtari im. Unë lëviz falë Teje, sulmojë falë Teje dhe luftojë falë Teje.”

Transmeton Ebu Daudi me një zinxhir autentik të transmetimit, Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë dhe Ahmedi me një version mjaft konciz.

105 – Abdullah bin Abbasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:

حَسْبُنَا اللّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ

“Na mjafton Allahu ne, Ai është mbrojtësi më i mirë!” 3:173

Ibrahimi   e tha kur u hodh në zjarr dhe u tha Muhamedi   e tha këtë kur njerëzit i thanë:

إِنَّ النَّاسَ قَدْ جَمَعُواْ لَكُمْ

“Shumë njerëz po mblidhen kundër jush.” 3:173

Shpërndaje: