Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Lutjet në rast të fatkeqësisë, pikëllimit dhe dëshpërimit

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

97 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) tregoi se i dërguari i Allahut thoshte ne lidhje me fatkeqësitë:

لا إِله إِلاَّ اللهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ ، لاَ إِله إِلاَّ الله رَبُّ الْعَرْشِ العظيم ، لاَ إِلهَ إِلاَّ الله ربُّ السَّمواتِ وَرَبُّ الأَرض وَرَبُّ العرش الْكَرِيم

“Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, të Madhëruarit e të Urtit. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, Zotit të Fronit (Arshit) Madhështorë. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, Zotit të qiejve e Zotit të tokës, Zotin e Fronit Fisnik.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

98 – Enesi (radijAllahu anhu) tregoi se kur profeti e përjetonte ndonjë vështirësi, thoshte:

يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ برَحْمَتِكَ أَسْتَغِيثُ

“O ti i Gjallë përgjithmonë, o Mbikëqyrës i çdo gjëje! Kërkojë ndihmë me mëshirën Tënde.”

Transmeton Tirmidhi.

Hadithi është i mirë.

99 – Transmeton Ebu Bekrah (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

دعوات المكروب : اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلاَ تَكِلْني إِلى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْن وَأَصْلِح لِيِ شَأْنِيِ كُلَّهُ لاَ إِلهَ إِلاَّ أَنْتَ

“Duaja e të goditurit me fatkeqësi, është: “O Allahu im, unë shpresoj mëshirën Tënde, andaj, mos më të mbështetem tek vetja ime as sa një lëvizje e qepallave të syrit. Ma përmirëso gjendjen time. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje”.”

Transmeton Ebu Daudi.

Zinixhiri i hadithit është i mire dhe autentik sipas Ibn Hibanit.

100 – Esma bint Umejs (radijAllahu anha) tregoi se i dërguari i Allahut i tha asaj:

“A do që t’i mësoj ca fjalë që do t’i thua kur je në vështirësi? Atëherë, thuaj:“Allahu, Allahu është Zoti im! Unë nuk i bëj Atij shirk.”

Hadithi është i mirë apo ndoshta edhe autentik, gjë të cilën e kuptova kohët e fundit.

101 – Sad bin Ebi Uekas (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

دعوة ذي النون إذ دعا بها و هو في بطن الحوت : لاَ إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ- لم يدع بها رجل مسلم في شيء قط ؛ إلا استجاب الله له

“Lutja e Dhen-Nunit (Junusit) me të cilën ai u lut përderisa ishte në barkun e balenës, ishte: “Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Teje! I pastër nga çdo e metë është Allahu! Vërtetë unë kam qenë prej të padrejtëve”. Nuk ka mysliman i cili e bën këtë lutje, veçse Allahu i përgjigjet atij.”

Transmeton Tirmidhi, Ahmedi dhe Hakimi i cili e vërtetoi atë dhe u mbështetën nga Dhehebi, gjë e cila është e saktë.

102 – Profeti ka thënë:

ما أصاب عبدا هم و لا حزن ، فقال : اللهُمَّ إِني عَبْدُكَ وابنُ عَبْدِكَ وابْنُ أَمتِكَ نَاصيتي بيَدِكَ ماضٍ فِيَّ حُكْمُكَ عَدْلٌ فيَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ في كِتَابِكَ أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحداً مِن خَلْقِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِه في علم الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ العظيمَ رَبيع قَلْبي ونورَ بصرِي وجلاءَ حُزْنِي وَذَهَابَ هَمِّي ؛ إلا أذهب الله همه و حزنه ، و أبدله مكانه فرجا

“Nuk ka rob i cili ndonjë pikëllim apo dëshpërim, pastaj thotë: “O Allah, unë jam robi Yt, bir i robit Tënd dhe bir i robëreshës Tënde. Balli im është në Dorën Tënde, dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj dhe gjykimi Yt mbi mua është i drejtë. Andaj, të lutem Ty me çdo Emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose të cilin e ke cekur në Librin Tënd, ose që ia ke mësuar ndonjë prej krijesave Tuaj, ose që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde; që, ta bësh Kuranin pranverë (forcë) të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, largim të pikëllimit dhe dëshpërimit tim; ”veçse se Allahu do t’ia largoj atij atë pikëllim apo dëshpërim, dhe do t’ia zëvendësojë ato me ndonjë gëzim.”

Hadithi është autentik.

Shpërndaje: