Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Kitab-ul-I’tikad, fq. 35
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
[18] Duhet besuar se Muhammedi ﷺ është profeti ynë, profeti i fundit, zotëria i të dërguarve, udhëheqësi i të devotshmëve dhe i dërguari i Zotit të krijesave.
Ai e ka dërguar atë te ne dhe te pjesa tjetër e krijesave. Ai është zotëria i njerëzimit dhe i pari që do të ringjallet nga varri. Ademi dhe pjesa tjetër e njerëzimit do të jetë nën flamurin e tij. Ai është dëshmitar për të gjithë profetët dhe dëshmitarë kundër të gjitha umeteve.
Allahu (te ala) ka marrë besën e profetëve për ta besuar Muhammedin ﷺ, që të japin mesazhe të gëzueshme për ardhjen e tij, për ta përshkruar atë dhe për ta sqaruar atë në librat e tyre së bashku me tiparet dhe mrekullitë e fuqishme me të cilat ai u bekua para dhe pasi u bë profet.