Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Pasuesit e verbër i larguan nga Islami

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 60-61
Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com

Alameh Muhamed Sultan El-Ma’sumi -rahimehullah- ka thënë:

“Muslimanët në qytetet japoneze të Tokios dhe Osaka më shtruan pyetjet e mëposhtme:

Çka është Islami?

Çka do të thotë medhheb?

A duhet personi që ka konvertuar në Islam të pasojë një nga katër medhhebet? A duhet të jetë Maliki, Hanefi, Shafei, Hanbeli apo diçka tjetër?

Po pyesim këtë sepse kanë lindur përçarje të mëdha në vendin tonë. Kur një grup japonezësh dëshiruan të konvertoheshin në Islam, ata shkuan tek një shoqatë muslimane në Tokio. Një grup indianësh u thanë atyre të zgjedhin medhhebin e imam Ebu Hanifes, sepse ai është drita e umetit. Një tjetër grup indonezian nga Java u thanë atyre të pasonin esh-Shafeiun. Kur japonezët e dëgjuan këtë, ata u habitën dhe u hutuan shumë. Përfundimisht, çështja e medhhebeve i largoi ata nga Islami dhe nuk u konvertuan në Islam.” 1


1 Hadijjet-us-Sultan ila Muslimi Bilad-il-Jaban.

Shpërndaje: