Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.70
Përktheu: Valdet Gashi
8 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Një grua erdhi te profeti ﷺ për t’i dhënë besnikërinë. Megjithatë, ajo nuk i kishte duart e ngjyrosura, prandaj ai nuk e pranoi besnikërinë e saj derisa ajo t’i lyente ato.”1
1Ebu Davudi (2/190), nëpërmjet tij el-Bejhaki (7/86) dhe Tabarani (1/219/2/3918). Hadithi është i mirë ose autentik dhe transmetohet nëpërmjet shumë rrugëve të tjera që kam përmendur në “eth-Themar el-Mustatab në Fikh-is-Sunneh uel-Kitab”.