Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 24-25
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dije o nxënës ii dijes se rastet konkrete të kësaj kohe të përmendura, shpërthimet terroriste të dokumentuara nga historia shpien që të flasim për një lloj terrorizmi që është edhe më i rrezikshëm dhe shkakton pasoja më të rënda se sa terrorizmi material; ky është terrorizmi ideologjik.
Terrorizmi ideologjik shfaqet herë pas here përmes komploteve të pasuesve të epsheve dhe të bidateve dhe metodologjive që devijojnë nga e vërteta dhe nga metodologjia në të cilin thirri njeriu më i mirë, pra profeti ynë Muhammed ﷺ. Gjëja më e keqe është se komploti i të devijuarëve pasuesve të bidateve kundër metodologjisë së vërtetë nuk kufizohet në devijimin e tyre me vetet e tyre; ata vënë një rëndësi të tepërt mbi planifikimin për të përhapur atë në atë masë sa që e keqja e tyre terroriste përfshinë gjithë botën. Ata trazojnë zemrat, shuajnë jetët dhe hapin rrugën për të gjitha llojet e sprovave. Të vetmit që kursehen janë ata që janë udhëzuar nga Allahu dhe që e kuptojnë fenë sipas selefëve të cilët e trashëguan dijën e tyre nga profeti më fisnik, zotëria i të dërguarve dhe i besueshmi, dhe i sinqerti ﷺ.
Koncepti i devijuar i ekstremistëve dhe terrorizmi ideologjik janë shfaqur në librat e tyre devijuese dhe botimet të cilat revoltohen kundër metodologjisë Selefite dhe kundër Selefive. Ato bëhen marketing dhe zbukurohen në të gjitha mënyrat për të përhapur devijimin. Prandaj ne jemi të detyruar kur të shkruajmë në lidhje me këtë temë që të përmendim terrorizmin e parë në fenë tonë madhështore që ku terroristët kombinojnë terrorizmin material me terrorizmin ideologjik.