Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Dëshmia për dorën e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 54-55

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

19 – Ebu Salih el-Asbahani Abdurr-Rrahman bin Sa’d na tregoi, Akil bin Jahja na njoftoi, Sufjan bin Ujejneh na tregoi, Ebuz-Zinad ka thënë, nga el-A’raxh, nga Ebu Hurejra i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) ka thënë: “O njeri! Dhuro sadaka dhe Unë do të furnizojë ty. Dora e djathtë e Allahut është plotë dhe gjithnjë jep. Asgjë nuk mund të mangësojë nga ajo gjatë ditës dhe natës.”

Transmetuar nga Muslimi në kapitullin mbi sadakan nga Zuhejr, nga Ibn Numejr, nga Sufjan bin Ujejneh.

Shpërndaje: