Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Gruaja e zezë nga banorët e xhenetit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.70

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

9 – Nga A’ta Ibn Ebi Rebah transmetohet të ketë thënë: “Ibn Abbasi më ka thënë: “A dëshiron që ta tregoj një grua prej banorëve të xhenetit?”

I thashë: “Gjithsesi.”

Ai tha: “Kjo grua zezake erdhi te profeti ﷺ dhe i tha:

“Nganjëherë më godet epilepsia dhe më zbulohet trupi, andaj lute Allahun e Madhërishëm për mua.”

Profeti ﷺ i tha: “Nëse dëshiron bëj durim dhe do ta fitosh xhenetin, e nëse dëshiron i lutem Allahut që të të shërojë.” 

Ajo tha: “Do të duroj, por mua më zbulohet trupi, andaj lute Allahun që të mos zbulohem.” 

Profeti ﷺ u lut për të.”

Transmeton Muslimi (2576).

Shpërndaje: