Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Tabiinët në lidhje me kaderin

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

153 – Uthman El-Bati ka thënë:

“Një ditë e vizitova Ibn Sirinin. Ai më tha: “Çfarë thonë njerëzit për kaderin?” Unë nuk e di se çfarë ju përgjigja atij. Pastaj ai mori pak rërë nga toka dhe tha: “Atë që unë do ta them ty nuk është më shumë se rëra që unë e kam në dorë. Nëse Allahu (azze ue xhel) ia do të mirën një robi, Ai e bënë atë që t’i bindet Atij dhe të veprojë përgjatë asaj që e kënaq Atë. Dhe atij që nuk ia do të mirën, Ai ia sqaron dëshmitë atij dhe pastaj e hedhë atë në xhehnem.”

154 – Ibn Aun ka thënë:

“Muhammed bin Sirini nuk e urrente askënd më shumë se sa Kaderitë.”

155 – Ibn Aun ka thënë:

“Muhammed bin Sirini thoshte se pasuesit e epsheve janë ata që më së shpejti bien në blasfemi.”

156 – Mutarrif bin Abdil-Lah ka thënë:

“Unë hulumtova dhe arrita në përfundim se njeriu është para Zotit të tij (azze ue xhel) dhe shejtanit. Nëse Allahu dëshiron që ta mbrojë atë, Ai e bën këtë dhe në qoftë se Ai nuk e do këtë, Ai e braktis atë dhe e lë që ai të shkoj tek shejtani.”

157 – Ijas bin Mu’auijeh ka thënë:

Kaderitë janë të vetmit pasues të epsheve me të cilët kam debatuar duke përdorur logjikën. Unë u thash atyre që të më tregojnë se çfarë është padrejtësia sipas arabëve. Ata thanë: “Ajo është diçka që nuk të përket.” Atëherë unë i thashë: “Po, dhe çdo gjë i përket Allahut (azze ue xhel).”

158 – Zejd bin Eslam ka thënë në lidhje me ajetin:

”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56

159 – Zejd bin Eslem ka thënë:

“Kaderi është fuqia e Allahut. Ai që e mohon kaderin, e mohon fuqinë e Allahut (azze ue xhel). “

160 – Muhammed bin Ka’b el-Kuradhi ka thënë:

“Allahu (te ala) i ka përmendur ata që e mohojnë kaderin dhe ia ka përshkruar atyre mohimin në Kuran. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

“S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.  Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuajeni dënimin Sekar” (emër i një xhehenemi). Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.” El-Kamer 54:47-49

Ata vërtetë janë mëkatarë të papenduar.”

161 – Ibrahimin En-Nakhai ka thënë:

Kaderitë, janë sëmundja e të gjitha feve.”

162 – Hisham bin Sa’d ka thënë:

“I thanë Nafit: “Ky njeri flet në lidhje me kaderin.” Ai mori një grusht me rërë dhe ia hodhi në fytyrë.”

163 – Ebu Sufjani El-Bazzaz ka thënë:

“Ebu Xhafer Muhammed bin Ali pyeti: “A je nga Shami?” Atëherë njerëzit i thanë: “Ai është një prej shërbëtorëve të tu.” Ai tha: “Mirë se vjen.” Pastaj ai më hodhi një jastëk lëkure. I thashë: “Ka nga ata që thonë se nuk ka kader fare, të tjerët thonë se Allahu paracakton vetëm të mirën ndryshe nga e keqja dhe disa thonë se gjithçka që është dhe ka qenë është shkruar nga lapsi.” Pastaj ai tha: “Unë kam mësuar se ka njerëz midis jush të cilët i devijojnë njerëzit me dy mendimet e para. Nëse e sheh ndonjë prej tyre duke e falur namazin, ti nuk duhet të falesh pas tij.” Ai heshti për një moment. Pastaj ai tha: “Nëse ata vdesin, ti nuk duhet t’ia falësh namazin e xhenazes atyre. Allahu i mallkoftë ata! Ata janë vëllezërit e jehudëve.” Atëherë unë i thashë: “Unë jam falur pas tyre?” Ai tha: “Ai që është falur pas tyre, duhet ta përsëris namazin.”

164 – Muxhahidi ka thënë në lidhje me ajetin:

“E, as ju dhe as ata që i adhuroni, Nuk mund të humbni askë (nga besimi në Zotin), përveç atij që është i gjykuar për xhehenem.” Es-Saffat 37:161-163

Do të thotë se e ka shkruar se ata do të hyjnë në xhehenem.”

165 – Muxhahidi ka thënë:

“Kaderitë janë mexhusët e këtij umeti dhe jehudët tanë. Në qoftë se ata sëmurën, ju nuk duhet ti vizitoni ata, dhe nëse ata vdesin, ju nuk duhet të dëshmoni varrimin e tyre.”

166 – Sajar Ebu Hashim er-Rumani ka thënë: “Është idhujtari të mohosh kaderin.”

167 – Edh-Dhahhak tha në lidhje me ajetin:

“E, as ju dhe as ata që i adhuroni, Nuk mund të humbni askë (nga besimi në Zotin), përveç atij që është i gjykuar për xhehenem.” Es-Saffat 37:161-163

“Ata që Allahu në dijen e Tij të përjetshme i përcaktoi që të hynë në xhehenem.”

168 – Ert’ah bin El-Mundhir ka thënë:

“I tregova Ibn Aunit se çfarë thonë njerëzit të cilët e mohojnë kaderin. Ai tha: “A nuk e lexojnë ata Librin e Allahut (azze ue xhel):

”Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin. Qoftë i lavdëruar Allahu dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” Esh-Shuara 26:68 

169 – Bakijjeh bin Uelidi ka thënë:

“E pyeta Ert’ah bin el-Mundhirin në lidhje me ata që e mohojnë kaderin. Ai tha: “Ata nuk e besojnë Kuranin.”

170 – Xhuvejrijjeh bin Esma ka thënë: “E kam dëgjuar Ali bin Zejdin duke e lexuar ajetin:

Thuaj: ”Allahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t’ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve.” En-Aam 6:149

Pastaj bërtiti me zë të lartë: “Me këtë besimi i Kaderive merr fund.”

171 – Ebu Muhammed el-Ghanaui ka thënë:

“E pyeta Hammad bin Selemeh, Hammad bin Zejdin, Jezid bin Zerin, Bishr bin El-Mufadhdhalin dhe El-Mu’tamir bin Sulejmanim në lidhje me një person që thotë se ai mund të bëjë diçka që Allahu nuk dëshiron. Të gjithë ata thanë:

“Ai është kafir idhujtarë. Jeta e tij është e lejueshme të merret.” Ishte vetëm El-Mu’tamir i cili tha: “Është më mirë që pushtetari ti kërkojë atij që të pendohet.”

172 – El-Esma’i ka thënë: “Ai që thotë se Allahu nuk jep rrizk të ndaluar është kafir.”

173 – Sa të devijuar janë ata të cilët e mohojnë kaderin. Nëse dëshmia e vetme kundër tyre kishin qenë fjalët e Allahut (azze ue xhel):

“Ai është që ju krijoi juve; ndër ju është ai që është kafir dhe ai i cili është besimtar.” Et-Tagabun 64:2

do të kishte mjaftuar.

174 – Ebu Hafs Umer bin Ali tregoi se Mu’adh bin Mu’adhi tregoi se Amr bin Ubejdi ka thënë:

“U thafshin dy duart e Ebu Lehebit dhe i shuar qoftë ai.” El-Mesed 111:1

“Në qoftë se është shkruar në Pllakën e Ruajtur, nuk duhet të dënohet Ebu Lehebi.” Ebu Hafsi tha: “I tregova për këtë Uakiu bin el-Xharrahit dhe ai tha: “Duhet të kërkohet prej tij që të pendohet. Nëse ai nuk pendohet, duhet t’i prihet koka atij.”

Shpërndaje: