Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 25-26
www.perlatmuslimane.com
1 – Pasi që i dërguari i Allahut ﷺ kishte vdekur dhe erdhi si prijës Ebu Bekri (radijAllahu anhu), dolën nga besimi disa arabë zemrat e të cilëve ishin devijuar nga e vërteta dhe kishin rënë viktimë e shejtanit i cili i mbante larg nga rruga e drejtë. Si pasojë ata ranë si në terrorizmin ideologjik ashtu edhe në terrorizmin material. Ata u rebeluan ndaj të vërtetës, e braktisën xhematin dhe e kundërshtuan pushtetarin. Ata kishin perceptime të ndryshme në lidhje me terrorizmin ideologjik. Ata përhapën dhe propaganduan mendimin më të keq dhe terrorizmin më të ndyrë. Disa prej tyre thanë për profetin ﷺ:
“Po të kishte qenë ai me të vërtetë profet, ai kurrë nuk do të kishte vdekur.”
Të tjerë thanë:
“Profecia ka mbaruar me vdekjen e tij. Në ditët e sotme, ne kurrë nuk duhet t’i bindemi askujt. “
Njëri prej tyre tha:
“Ne iu bindëm të dërguarit të Allahut përderisa ai jetonte mes nesh;
Çfarë iu vyen robërve të Allahut, Ebu Bekri?
A do ta trashëgojë atë Ebu Bekri pas vdekjes së tij?
Nëse po kjo është vërtetë një katastrofë.”
Një grup thanë:
“Ne besojmë vetëm në Allahun.”
Një tjetër tha:
“Ne dëshmojmë se Muhammedi është i dërguari i Allahut por ne nuk ua japin juve pasurinë tonë.” 1
U thanë disa deklarata në këtë terrorizëm ideologjik që u konfrontuan nga Ebu Bekri dhe ushtarët e Allahut në mesin e Muhaxhirëve dhe Ensarëve; të gjithë donin të vdesin para njër tjetrit. Sahabët i luftuan ata pasi që Ebu Bekri tha:
“Betohem në Allahun se nëse ata nuk ma paguajnë një litar mua (zekat), unë do të luftojë ata tyre për shkak të tij derisa ta marrë atë.”
Në një transmetim tjetër ai (radijAllahu anhu) tha:
“Betohem në Allahun se unë do ta luftojë atë që bën dallimin mes namazit dhe zekatit. Betohem në Allahun se unë do t’i luftojë ata në qoftë se ata refuzojnë të më japin të voglin e deves që e kishin zakon t’ia paguanin të dërguarit të Allahut ﷺ.”
Atëherë dhe aty Umeri (radijAllahu anhu) i cili më parë nuk ishte pajtuar me Ebu Bekrin (radijAllahu anhu) në luftën kundër renegatëve tha:
“Më në fund e kuptova se Allahu e kishte hapur kraharorin e Ebu Bekrit për një luftë. Atëherë e kuptova se ky veprim ishte i drejtë.” 2
Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Betohem në Allahun se besimi i Ebu Bekrit mbipeshoi besimin e tërë umetit me luftën kundër renegatëve.” 3
Lufta shpërtheu dhe besimtarët u vënë në sprovë. Lufta kundër terroristëve ideologjik dhe material zgjati një kohë të gjatë. Në fund Allahu e pastroi tokën nga papastërtitë e tyre dhe i mbështeti trupat e Tij fitimtarë kundër sektit humbës të shejtanit. Këta njerëz të këqij u zhdukën që të gjithë – dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave!
1 Shih ”el-Iktifa” (2/1/8-9) nga el-Kala’i dhe libri i tij ”Mukhtasar Sirat-ir-Rasul” dhe ”Fet’h-ul-Bari” (12/276) nga Hafidh Ibn Haxheri.
2 Bukhari nr 6924 dhe Muslimi nr 20.
3 Shih ”el-Bidajeh uen-Nihajeh” (9/414) nga Ibn Kethiri.