Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Rregullat janë:
Kur burri hyn te gruaja e tij është e pëlqyer që të sillet me të në mënyrë të mirë, si për shembull; t’i ofroj diçka të pijë dhe të ngjashme.
Transmetohet se Esma bint Jezid bin es-Sekeni -radijAllahu anha- ka thënë:
“Unë e stolisa Aishen për të dërguarin e Allahut ﷺ, pastaj shkova te ai ﷺ dhe e thirra që ta shikojë atë të zbuluar, ai ﷺ erdhi dhe u ul afër saj, atij ia sollën një gotë të madhe me qumësht prej së cilës ai ﷺ piu dhe ia ofroi asaj, por ajo e uli kokën dhe u turpërua. Unë e qortova dhe i thashë: Merr prej dorës së të dërguarit të Allahut ﷺ dhe ajo mori dhe piu pak.”
Profeti ﷺ i tha Aishes: “Jepi shoqes tënde.”
I thashë: “Jo, o i dërguari i Allahut, merre ti dhe pi prej saj dhe ma jep me dorën tënde. Pastaj u ula dhe e vendosa enën në gjurin tim, pastaj fillova ta lëviz me buzët e mia me qëllim që ta qëlloj vendin prej ku kishte pirë i dërguari i Allahut ﷺ.”
Profeti ﷺ iu tha grave që ishin te unë: “Merrni.”
Ato thanë: “Nuk duam.”
Profeti ﷺ tha: “Mos e bashkoni urinë me gënjeshtër.”
Transmeton Ahmedi (6/438, 452, 453, 458) me dy zinxhirë që përforcojnë njëri tjetrin. El-Mundhiri caktoi se ai është i fortë. Edhe Humejdi e transmetoi atë në “el-Musned (2/61)”. Ai vërtetohet nga hadithi i Esma bint Umejs në “el-Mu’xhem es-Saghir” dhe “el-Mu’xhem el-Kebir” të Tabaranit dhe në “Tarikh Esbahan (282-283)” të Ebush-Shejkh dhe “Kitab-us-Samt (2/26)” të Ibn Ebi Dunjas.