Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Çka është imani, Islami dhe cilat janë bazat e tyre?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)

Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 21-24

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e dytë: Çka është imani dhe Islami dhe cilat janë bazat e tyre?

Përgjigje: Imani është t’i besohet prerë çdo gjëje që Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ kanë urdhëruar. Ky besim përfshinë edhe veprat. Këto vepra janë Islami, që do të thotë që t’i nënshtrohesh vetëm Allahut dhe i nënshtrohet Atij me bindje.

Lidhur me bazat e tij, ato përfshihen nga ajetet fisnike në vijim:

قُولُواْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَقَ وَيَعْقُوبَ وَالأسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ

Ju (besimtarë) thoni: “Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit, që ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur.“ 1

Kjo përfshinë edhe shpjegimin e profetit ﷺ në hadithin e Xhibrilit (alejhis selam), kur ai tha:

”Imani është të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e ringjalljes dhe të besosh në kaderin (caktimin), qoftë i mirë, qoftë i keq.”

Ai gjithashtu ka thënë:

”Islami është të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe ta kryesh haxhin në shtëpinë e shenjtë po pate mundësi.” 

Transmeton Muslimi (1).

Ai e shpjegoi imanin me besimet e zemrës, ndërsa Islamin me kryerjen veprimeve të dukshme

Shpjegimi

Imani dhe Islami përfshijnë njëri tjetrin, kur ata përmenden ndaras. Kur ata përmenden së bashku si në hadithin e Xhibrili (alejhis selam), Islami do të thotë pesë shtyllat e njohura dhe të dukshme, ndërsa imani do të thotë besimi i brendshëm. Të dyja hynë në njëra-tjetrën në një aspekt.

Autori (rahimehullah) ka thënë:

”Islami është të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe ta kryesh haxhin në shtëpinë e shenjtë po pate mundësi.”

Kjo kërkon një besim në të gjitha ato që shahadeti përfshin. Robi hyn në Islam kur dëshmon se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut. Ai që nuk përmbush këto dy dëshmi nuk është musliman dhe nuk ka hyrë Islam. Shahadeti është çelësi për në Islam dhe iman. Përmes shahadetit arrihet raporti me Allahun (azze ue xhel) kur robi e adhuron Allahun (subhanehu ue te ala) të vetmin dhe ai e bën këtë sipas asaj që ka ligjësuar i dërguari i Allahut ﷺ.

Lidhur me shtyllat e mbetura ato janë praktike.

Namazi është shtylla e dytë dhe ka të bëjë me trupin ku marrin pjesë gjuha, zemra duke përfshirë pjesët e trupit.

Zekati është shtylla e tretë që ka të bëjë me pasurinë. Allahu e ka obliguar robin që të kryej obligimin mbi pasurinë pavarësisht nëse zekati duhet të paguhet për drithëra, bagëti, të holla ose mall.

Agjërimi është shtylla e katërt dhe kryhet në Ramazan dhe përfshinë të larguarit nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri në aksham. Ky detyrim lidhet me tri epshe: ushqimin, pijet dhe marrëdhënie seksuale. Ai duhet të qëndrojë largë tyre gjatë kohës së specifikuar si adhurim ndaj Allahut (azze ue xhel) sipas asaj që ka ligjësuar i dërguari i Tij ﷺ.

Shtylla e pestë është haxhi për në shtëpinë e shenjtë të Allahut të paktën një herë në jetë. E njëjta gjë vlen me umren.

Lidhur me imanin, shtyllat e tij janë gjashtë dhe të gjitha janë të lidhura me besimin.

Shtylla e parë është besimi në Allahun që përfshinë besimin në ekzistencën e Tij dhe se Ai ka mundësi për çdo gjë, di çdo gjë, dhe krijon dhe mban me urtësinë e Tij, dhe atë që është e lidhur me cilësitë e Tij (azze ue xhel) që i përkasin Madhëris së Tij.

Besimi se shtatë qiej dhe engjëjt në ta, dhe shtatë tokët dhe gjithçka që është në to janë në sundimin e Allahut (azze ue xhel). Ai e posedon atë dhe Ai e mban atë. Kjo jetë është jeta e sprovave. Në të Allahu sprovon robërit e Tij me pasuri dhe varfëri, jetë dhe vdekje, shëndet dhe sëmundje, besim dhe kufër.

Ringjallja pas vdekjes është e vërtetë. Pastaj të gjithë robërit do të sillen para drejtësisë. Secili do të paguhet sipas veprave të tij. Ai që veproi mirë do të shpërblehet mirë dhe ai që veproi keq do të shpërblehet me të keqen. Të bindurve do t’i jepet xheneti dhe kundërshtuesit do të dënohen në xhehenem.

Përveç kësaj, duhet besuar në ekzistencën e engjëjve dhe llojet e tyre të ndryshme. Duhet besuar në librat e shpallura dhe të dërguarit që u dërguan. Ne besojmë veçanërisht në ata që përmenden në Kuran. Për sa i përket të dërguarve që nuk përmenden në Kuran, ne besojmë se Allahu kishte të dërguar që ne nuk i dimë. Gjithashtu, Ai ka libra që ne nuk i dimë. Ne besojmë siç thashë edhe në ringjalljen pas vdekjes përgjatë mënyrës që e shpjegova.

Ne besojmë në kaderin, e mira e tij dhe e keqja e tij janë nga Allahu (te ala). Kjo përfshin edhe atë se ne besojmë se Allahu është i drejtë dhe se Ai nuk e trajton dikë keq ose me padrejtësi. Ai nuk e ndëshkon askë që nuk ka mëkatuar.

Allahu (te ala) thotë:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ

”S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca.” 3

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا فَلِنَفْسِهِ وَمَنْ أَسَاء فَعَلَيْهَا وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيدِ

”Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtësi ndaj robërve.” 4

Këto ishin gjashtë shtyllat e imanit. Të gjitha i përkasin besimit dhe kanë të bëjnë me zemrën, ndërsa veprimet i nënshtrohen besimit.


1 El-Bekare 2:136.
3 En-Nisa’ 4:40

4 Fusilet 41:46.

Shpërndaje: