Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.A është shfuqizuar dhënia mes’h çorapeve?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 2: Cili është kuptimi i fjalëve të Ibn Abbasit -radijAllahu anhuma-: “I dërguari i Allahut ﷺ nuk përdori mes’hin pas shpalljes së sures “El-Maide”, si dhe fjalëve të Ali bin Ebi Talibit -radijAllahu anhu-: “Kurani para mes’hit”?

Përgjigje: Unë nuk di nëse këto dy transmetime janë transmetuar në të vërtetë nga ata të dy -radijAllahu anhuma-. Aliu -radijAllahu anhu- është njëri nga ata që kanë transmetuar në lidhje me dhënien mes’h nga i dërguari i Allahut ﷺ. Ai e tregoi këtë pas vdekjes së profetit ﷺ dhe e bëri të qartë se i dërguari ﷺ caktoi një afat kohor për dhënien mes’h. Kjo dëshmon se Aliu e konsideroi gjykimin të vlefshëm pas vdekjes së të dërguarit të Allahut ﷺ. Është e pamundur që diçka të shfuqizohet pas vdekjes së të dërguarit ﷺ.

Shpërndaje: