Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Fillojmë me atë që Allahu (te ala) i ka detyruar robërit e Tij

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Kitab-ul-I’tikad

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

[1] Fillojmë me atë që Allahu (te ala) i ka detyruar robërit e Tij, me atë që e dërgoi të dërguarin e Tij ﷺ dhe shpalli librin e Tij; dhe ai është besimi në Allahun (azze ue xhel). Besimi ka të bëjë me pohimin e asaj që Allahu (tebareke ue te ala) tha, urdhëroi, rekomandoi dhe ndaloi nëpërmjet gjithë asaj që i dërguari ﷺ ka kumtuar prej Tij dhe atë që është shpallur në librat e shenjta. Me këtë të dërguarit janë dërguar. Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ

”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!” 21:25


Shpërndaje: