Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Khauarixhët dhe pushtetarët

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

10 – Pasi ata u shfaqën nga vende të ndryshme; pasi ishin mbledhur dhe propagandonin se thërrisnin në të mirë dhe ndalonin nga e keqja, ata shkuan në Medine dhe vranë Uthmanin (radijAllahu anhu). Ata nga sahabët e të dërguarit të Allahut të cilët kishin mbetur në Medine bënë atë që mundën për të parandaluar këtë, por pa sukses.

11 – Pastaj ata bënë kryengritje kundër udhëheqësit të besimtarëve Ali bin Ebi Talibit (radijAllahu anhu). Ata nuk ishin të kënaqur me gjykimin e tij dhe filluan të thonë: “Vetëm Allahu ka të drejtë që të gjykojë.” Atëherë, Aliu (radijAllahu anhu) tha:

“Një fjalë e vërtetë me një qëllim të kotë.”

Pastaj Aliu (radijAllahu anhu) luftoi kundër tyre dhe Allahu (azze ue xhel) e nderoi atë me vrasjen e tyre.

12 – Prej teksteve më pak të qarta të cilat Harurijjeh i pasojnë, janë fjalët e Allahut (azze ue xhel):

“Ata që nuk gjykojnë me atë që shpalli Allahu, ata janë jobesimtarë.”

Pastaj ata lexojnë:

“Megjithatë, jobesimtarët bëjnë shirk karshi Zotit të tyre!”

Në qoftë se ata shohin një pushtetar që gjykon me diçka tjetër përveç së vërtetës, ata thonë:

“Ai ka bërë kufër dhe ai që ka bërë kufër ka vënë të tjerët karshi Zotit, dhe ai që vë të tjerë karshi Zotit ka bërë idhujtari. Këta pushtetarë janë idhujtarë!”

Rrjedhimisht, ata bëjnë rebelim dhe bëjnë atë që ju keni parë, sepse ata e keqkuptojnë këtë ajet.

13 – Unë iu kam paralajmëruar ndaj metodologjisë së Khauarixhëve aq shumë saqë është e mjaftueshme për atë të cilin Allahu (azze ue xhel) e mbron nga kjo metodologji dhe nuk pëlqen dhe mendon si ata. Ai duron me padrejtësinë e pushtetarëve, nuk bën kryengritje kundër tyre me shpatë, i lutet Allahut që të shmangë çdo padrejtësi prej tij dhe të gjithë muslimanëve të tjerë, lutet për të mirën e pushtetarëve, e bën haxhin me ta, lufton me ta kundër armiqve të muslimanëve dhe e falë namazin e xhumasë dhe të bajramit me ta. Nëse ata e urdhërojnë atë me diçka që është vepër e mirë, iu bindet atyre në qoftë se ai mund ta bëjë atë. Nëse ai nuk mundet ta bëjë atë, ai e justifikon veten. Nëse ata e urdhërojnë atë që të bëjë mëkat, ai nuk iu bindet atyre. Nëse ka tensione dhe mosmarrëveshje mes tyre, ai qëndron në shtëpi. Ai as nuk duhet të flasë keq për ta, e as të bëjë kryengritje kundër tyre. Ai nuk duhet të futet në mosmarrëveshjen e tyre dhe as nuk duhet të ndihmojë në përhapjen e sprovave. Para ai që është në këtë gjendje, është – nëse Allahu (te ala) do – në rrugën e drejtë.

14 – Hasan el-Basri ka thënë:

“Sikur ata të duronin kur sprovohen nga pushtetarët e tyre deri sa Allahu (azze ue xhel) t’i lirojë nga sprova. Në vend të kësaj, ata ngrenë shpatën dhe mbështeten në të. Betohem në Allahun se ata kurrë nuk kanë sjellë ndonjë të mirë:

“Kështu u përmbush premtimi i Zotit tuaj bujar ndaj bijve të Izraelit për durimin e tyre; dhe Ne varrosëm në shkatërrim të gjithë atë që Faraoni dhe populli i tij kishin ndërtuar dhe shkatërruam të mbjellat e tyre.”

15 – Suvejd bin Ghafalah ka thënë:

“Umer bin el-Khatabi më tha: “Ti ndoshta do të jetosh më gjatë se unë. Bindju pushtetarit edhe nëse ai do të jetë një rob abisinas. Duro në qoftë se ai do të të trajtojë me padrejtësi dhe të fishkëllon shpinën. Dhe në qoftë se ai të urdhëron me diçka që mangëson fenë tënde, duhet t’i thuash:

“Unë dëgjoj dhe bindem, por më parë merr jetën time sesa fenë time.”

16 – Binduni pushtetarit tuaj pavarësisht se a është ai arab, jo-arab, i zi apo i bardhë. Bindju atij përderisa ai nuk të urdhëron që të bësh mëkat. Bindju atij edhe nëse ai do të të trajtonte me padrejtësi, të rreh, të turpëron dhe të merr pasurinë. Kjo nuk duhet të të shtyjë ty që të bësh kryengritje të armatosur kundër tij. Mos bëj kryengritje kundër tij me Khauarixhët. Duro!

Shpërndaje: