Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 40-41
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Selefët kishin shpjegime të ndryshme për këtë ajet. Disa thonë se ai ka për qëllim veshjen e jashtme të saj, ndërsa të tjerët thonë se qëllimi është kuhli, unazat, rrathët, fytyra dhe deklarata të tjera nga sahabët dhe tebiinët të cilat Ibn Xheriri i ka përmendur në tefsirin e tij të Kuranit. Pastaj ai zgjodhi vetë mendimin që thotë se përjashtohet fytyra dhe duart1, dhe tha:
“Mendimi që është më afër të vërtetës është ai që përjashton fytyrën dhe duart. Në këtë rast, ai gjithashtu përfshinë kuhlin, unazat, rrathët dhe makijazhin. Kam zgjedhur këtë mendim sepse të gjithë besojnë se namazliu duhet të mbulojë pjesët e turpshme kur ai falet, dhe gruas i lejohet të tregojë fytyrën dhe duart, ndërsa çdo tjetër nga trupi i saj duhet të mbulohet. Megjithatë, është transmetuar2 nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se ai lejoi gruan që falet që të zbuloj gjysmën e gjatësisë së dorës nga shuplaka deri tek bërryli. Pasi që ka një konsensus për këtë, kështu që kjo do të thotë se asaj ashtu edhe burrit i lejohet që të shfaqin nga trupi i tyre atë që nuk është auret. Ajo që nuk është auret nuk është e ndaluar që të shfaqet. Dhe në qoftë se asaj i lejohet që të shfaq atë pjesë, është e njohur se kjo është ajo që Allahu (te ala) e veçon kur thotë:
إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا
”…përveç asaj që është e dukshme…”
E gjithë kjo është e dukshme tek ajo.”3
1 Duart përfshijnë duart deri tek kyçet e duarve. Fytyra shtrihet nga vija e flokëve deri tek pjesa e poshtme të mjekrës, nga njëri llap i veshit deri tek tjetri. Kështu thonë dijetarët, në kundërshtim me atë që disa thonë sot. Ky do të refuzohet në fund të këtij kapitulli.
2 Duket se Ibn Xheriri tregon se hadithi është i dobët kur thotë se ai është transmetuar. Në mënyrë të drejtë. Formulimi nuk është pikërisht autentik. Unë besoj se pjesërisht është i dobët dhe është në kundërshtim me hadithet autentike, është munker. Ibn Xherir e transmetoi atë nga Katadeh i cili tha …
3 Xhami-ul-Bejan (18/84).