Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 5-7
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2 – Lexim i shpeshtë i lutjes së Junusit ﷺ
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَذَا النُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَى فِي الظُّلُمَاتِ أَن لَّا إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ فَاسْتَجَبْنَا لَهُ وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْغَمِّ وَكَذَلِكَ نُنجِي الْمُؤْمِنِينَ
“Kujto edhe Dhun-Nunin (Junusin), kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “La ilahe il-la Ente” (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje, O Allah). Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!” Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” 1
Hafidh Ibn Kethiri (rahimehullah) ka thënë:
Ajeti: “Kështu Ne i shpëtojmë besimtarët.”
D.m.th “Kështu Ne i shpëtojmë besimtarët të cilët janë në vështirësi dhe na luten Neve të penduar, veçanërisht nëse ata e lexojnë këtë lutje në kohë sprovash.” 2
Ai pastaj përmendi hadithin:
“Dhun-Nuni u lutë kur ishte në balenë:
لَّا إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ
“La ilahe il-la Ente” (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje, O Allah). Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!”
Nuk ka musliman që lutet kështu vetëm se Allahu iu përgjigjet atij.” 3
Alameh Ibnul Kajimi (rahimehullah) tha:
“Asgjë nuk i shmang vështirësitë e dunjasë sikurse adhurimi i dedikuar vetëm Allahut (teuhidi). Prandaj, në lidhje me vështirësitë, lutja duhet të shoqërohet me teuhid, siç ishte lutja e Dhun-Nunit (Junusit). Asgjë përveç idhujtarisë nuk shkakton aq vështirësi të mëdha, dhe nuk shpëton tjetër prej tyre përveç teuhidit. Teuhidi është streha e krijesave dhe mburoja e tyre.”
1 21:87-88
2 Tefsir el-Kuran el-Adhim (3/257).
3 Ahmedi dhe et-Tirmidhi.
4 El-Faua’id, fq. 86-87