Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Mbrojtja kundër epidemisë së Koronës – Lexim i shpeshtë i lutjes së Junusit ﷺ

Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin El-Abbad
Ashru uesaja lil uikejeh minel ueba
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

2 – Lexim i shpeshtë i lutjes së Junusit ﷺ

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

“Kujtoje Dhun-Nunin (Junusin) kur iku nga populli i tij i zemëruar dhe mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “La ilahe il-la Ente” (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje, O Allah). Ti je i pastër, nuk ke të meta. Vërtet, unë i bëra padrejtësi vetes sime. Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” El-Enbija, 21:87-88

Hafidh Ibn Kethiri (rahimehullah) ka thënë:

Ajeti: “Kështu Ne i shpëtojmë besimtarët.”

D.m.th “Kështu Ne i shpëtojmë besimtarët të cilët janë në vështirësi dhe na luten Neve të penduar, veçanërisht nëse ata e lexojnë këtë lutje në kohë sprovash.” 1

Ai pastaj përmendi hadithin:

“Dhun-Nuni u lutë kur ishte në balenë:

“La ilahe il-la Ente” (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje, O Allah). Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!”

Nuk ka musliman që lutet kështu vetëm se Allahu iu përgjigjet atij.” 2

Alameh Ibnul Kajimi (rahimehullah) tha:

“Asgjë nuk i shmang vështirësitë e dunjasë sikurse adhurimi i dedikuar vetëm Allahut (teuhidi). Prandaj, në lidhje me vështirësitë, lutja duhet të shoqërohet me teuhid, siç ishte lutja e Dhun-Nunit (Junusit). Asgjë përveç idhujtarisë nuk shkakton aq vështirësi të mëdha, dhe nuk shpëton tjetër prej tyre përveç teuhidit. Teuhidi është streha e krijesave dhe mburoja e tyre.”3


1 Tefsir el-Kuran el-Adhim (3/257).

2 Ahmedi dhe Tirmidhi.

3 El-Faua’id, fq. 86-87

Shpërndaje: