Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
www.perlatmuslimane.com
Për sa i përket “har’ualeh”, ka ardhur gjithashtu në hadith (në hadithin kudsi) ku Allahu thotë:
”…nëse robi im vjen drejt Meje duke ecur, Unë afrohem drejt tij duke vrapuar.”
(Bukhari, hadithi nr 7405 dhe Muslimi, hadithi nr 2675).
Dhe dijetarët kanë patur mospajtim në lidhje me pjesën në hadith:
”Unë afrohem drejt tij duke vrapuar”,
disa prej tyre kanë thënë që kuptimi është se nëse robi i kryen veprat që janë bindje ndaj Allahut në mënyrë të ngadaltë, Allahu i Lartësuar e shpërblen atë në mënyrë të shpejtë dhe nuk kihet për qëllim këtu pohimi i cilësisë së vrapimit pasi Allahu i Lartësuar nuk vrapon.
Dhe prej dijetarëve ka që kanë thënë se përkundrazi, ne e pohojmë këtë cilësi ashtu siç ka ardhur në hadith dhe themi se kjo cilësi “el-har’ualeh – të vrapuarit” i përket Allahut siç i takon Madhështisë së Tij.