Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 106-108 Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:
Pyetja njëzetë: Çfarë mendoni në lidhje me emërimin e prijësit?
Përgjigje: Ne besojmë se emërimi i udhëheqjes është detyrë e parisë muslimane.
Umeti ka nevojë për prijës, i cili mban rendin e çështjeve fetare dhe çështjeve jetësore, i mbron atë nga sulmi i agresorëve dhe zbaton ligjet mbi kriminelët.
Pozita e prijësit nuk mund të arrihet pa iu nënshtruar atij në atë që është e lejuar dhe jo në mëkate. Xhihadi bëhet në krah të çdo prijësi të devotshëm dhe mëkatarë. Ata duhet të ndihmohen në të mirën dhe këshillohen lidhur me të keqen.
Shpjegimi
Udhëheqja është një domosdoshmëri pa të cilën njerëzit nuk munden. Nëse nuk ka prijës bëhet kaos. Atëherë secili mund të thotë çfarë të dojë dhe të veprojë çfarë të dojë. U hapet rruga mëkatarëve. E vetmja gjë që mund t’u japë fund të padrejtëve është pushteti i ligjësuar. Një poet i epokës paraIslame tha:
Nuk u shkojnë mirë punët njerëzve në kaos dhe pa prijës, e as me prijës nëse ata janë injorantë.1
Prandaj është e detyrueshme të emërohet një prijës i cili kujdeset për çështjet fetare dhe jetësore të njerëzve. Mëkatari duhet të ndalohet nga mëkatet. Të padrejtët duhet të pengohen nga sulmet dhe nga padrejtësitë. Prijësi duhet të sigurojë jetën dhe pasuritë e njerëzve. Ata duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat që kanë ndaj Allahut në siguri. Ata duhet të jenë në gjendje të organizojnë namazin e xhumasë, namazet me xhemat, namazet e bajrameve dhe namazet e tjera, si dhe të organizoj haxhin dhe të luftojë me të në rrugën e Allahut. Ai duhet t’i udhëheqë ata në luftën kundër kufarëve, rebelëve dhe sulmuesve. Prandaj thuhet se umeti nuk mund të jetë pa një prijës që kryen këto çështje fetare dhe jetësore, i mbron ata kundër sulmeve të sulmuesve, zbaton dënimet mbi kriminelët dhe fshikullon dhe dëbon të pamartuarin që ka bërë zina, ndërsa gurëzon të martuarin, nëse konfirmohet zinaja e tyre. Dora e hajdutit duhet t’i pritet. Vrasësi duhet të ekzekutohet. Duhet thirrur në të mirën dhe të ndalohet nga e keqja. Megjithatë, kjo nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin e qytetarëve me të. Përndryshe nuk është e mundur të luftojmë kundër sulmuesesve kufarë, të parandalojnë korrupsionin dhe kaosin, dhe të luftojmë rebelët sepse qëllimi i udhëheqjes është pikërisht që këto çështje të zbatohen.
Është e preferueshme që prijësi të jetë i drejtë, i guximshëm dhe i mençur. Ai do t’i japë përparësi asaj që e do Allahu (azze ue xhel) pa marrë parasysh për kënaqësinë apo pakënaqësinë e njerëzve.
Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اسْتَجِيبُواْ لِلّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُم لِمَا يُحْيِيكُمْ
“O ju që besuat, përgjigjuni thirrjes së Allahut dhe të dërguarit kur ai ju fton për atë që ju jep jetë.” 2
Kjo do të thotë se çdo gjë urdhërohet nga Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ sjell jetë dhe mirësi.
Ne vuajmë nga sektet që përqafojnë metodologjinë e Khauarixhëve në heshtje. Vetëm Allahu e di sa shumë po vuajmë prej tyre. Disa prej tyre mohojnë se ka shtete muslimane sot ose mohojnë se janë të detyruar që t’i binden prijësve të tyre muslimanë. Këta njerëz dhe të tillë si ta duhet të parandalohen. O Allah! përmirëso prijësit tanë dhe udhëzojë ata në atë që Ti e do dhe me të cilën je i kënaqur! Unë kam thënë në librin tim ”Sejhat-ul-Hak”:
Është e detyrueshme të shpallet një prijës musliman
i cili plotëson kushtet e mëposhtme:
ai duhet të jetë i lirë (jo skllav), i rritur me mendje të shëndoshë,
burrë, i drejtë, i guximshëm dhe i pa të meta
ai duhet të ketë përvojë në lufte dhe në paqe
dhe duhet të jetë i ditur rreth Kuranit
në mënyrë që të ruaj fenë e Allahut
dhe të shtypë shkatërrimet me ndëshkime,
në mënyrë që të siguroj vendin
dhe të përhapin Islamin me xhihad
1 Shih ”Lubab-ul-Adab”, fq. 112, nga eth-Tha’abi.
2 8:24.