Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 18
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Emri më i mirë i profetëve është emri i profetit dhe të dërguarit tonë Muhammed bin Abdilah. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të dhe të gjithë vëllezërit e tij ndër profetët dhe të dërguarit.
Pasi që dijetarët kanë rënë dakord se është e lejuar për tu emëruar me emrin e tij ﷺ, ata janë të ndarë për gjykimin për tu emëruar edhe me emrin e tij edhe me kunjën (ofiçin) e tij Muhammed dhe Ebul-Kasim.
Ibn-ul-Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
“E sakta është se lejohet emërimi me emrin e tij ﷺ, e ndalohet emërtimin me kunjën e tij (Ebul Kasim). Është më e ndaluar emërtimi me këto të dya gjatë jetës së tij ﷺ. Nuk lejohet emërtimi me emrin e tij edhe kunjën.”1
Këtu kemi një mëhsim të hollësishëm:
I pari që u quajt Ahmed pas profetit ﷺ ishte Ahmed el-Farahidi el-Basri, babai i el-Khalil. el-Khalil ka lindur në vitin 100.
1 Zad-ul-Me’ad (2/347).