Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 42-43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
12 – Ai ishte me cilësitë e Tij para se të krijonte krijesat e Tij.
Shpjegimi
Asgjë nuk ekzistonte para Allahut. Kjo do të thotë se Ai përshkruhet me cilësi të plota. Cilësitë e Tij janë të përjetshme dhe të pafundme. Ashtu sikurse Ai është i Pari pa fillim, cilësitë e Tij janë të përjetshme që janë me Të (subhaneh). Ato janë të përjetshme sepse Ai është i përjetshëm. Nuk është ashtu se ka ekzistuar një kohë kur Ai ka ekzistuar pa cilësi të cilat eventualisht shfaqen me kalimin e kohës siç thonë të devijuarit. Ata thonë se ishte një kohë kur Allahu ekzistonte pa cilësi, që më vonë u shfaqen me kalimin e kohës. Ata e bazojnë argumentin e tyre se cilësitë e përjetshme që d.m.th. të mos nënkuptojë ekzistimi i shumë hyjnive. Megjithatë, ideologjia e tyre do të thotë se Allahu (subhanehu ue te ala) ishte i mangët për një kohë dhe se Ai u përsos pasi që mori cilësitë e Tij. I pastër është Allahu nga ajo që thonë ata. Cilësitë e përjetshme nuk do të thonë hyjni të përjetshëm. Cilësitë nuk janë aspak gjëra të jashtme; ato janë me Atë që i posedon. A është personi që ka shikim dhe dëgjim, njohuri dhe të kuptuar, disa njerëz të ndryshëm? Disa cilësi nuk do të thotë disa njerëz ndryshe nga ajo që thonë të devijuarit. Pra cilësitë e Allahut (subhanehu ue te ala) nuk kanë fillim sikurse edhe qenia e Tij nuk ka fillim. Kështu Ai është Krijuesi në të gjitha kohërat.
Sa i përket veprave të Tij (subhaneh), ato janë të përjetshme për nga lloji (قديمة النوع), që shfaqen sipas rrethanave (حادثة الآحاد). Allahu ishte Folës para se Ai të fliste, Krijues para se të krijonte. Nga ana tjetër, Ai flet dhe krijon sikurse dëshiron.