“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

21.Dëshmia për dorën e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 56-58

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

21 – Ebu Bekr en-Nejsaburi Abdullah bin Muhammed bin Zijad dhe el-Husejn bin Jahja bin Ajjash na tregoi, el-Hasan bin Muhammed ez-Za’farani na tregoi, Ali bin bin Abdil-lah Mubeshshir na informoi, Ahmed bin Sinan el-Kattan na tregoi, Ebu Mu’avijeh na tregoi: el-A’mash na tregoi, nga Ibrahimi, nga Alkameh, nga Abdullahi i cili tha:

“Një burrë1 erdhi tek i dërguari dhe tha: “O Ebul-Kasim! A je i njoftuar se Allahu azze ue xhel do të mbajë njerëzit mbi njërin gisht, qiejt mbi njërin gisht, tokat mbi njërin gisht, pemët mbi njërin gisht dhe dheun mbi njërin gisht? “I dërguari i Allahut buzëqeshi saqë dhëmballët iu dukën (si aprovim i fjalëve që tha ai), dhe Allahu shpalli:

وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ

“Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë. Ai është i pastër nga të metat dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë!” Zumer, 39:67  


1 Ez-Za’farani tha: ”Një burrë nga ithtarët e librit erdhi tek profeti .”

Shpërndaje: