Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Nënshtrimi ndaj caktimit të Allahut

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Thotë Allahu -te ala-:

“O ju të cilët keni besuar! Mos u bëni sikurse ata kufarë (hipokritët) që u thoshin vëllezërve të tyre, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit” – që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju.” 3:156

112 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

المؤمن القوي خير و أحب إلى الله تعالى من المؤمن الضعيف ، و في كل خير ، احرص على ما ينفعك ، و استعن بالله عز و جل ، و لا تعجز ، و إن أصابك شيء فلا تقل : لو فعلت كان كذا و كذا ، و لكن قل : قَدَّرُ اللهَ وَ ماَ شاَءَ فَعَلَ ، فإن <لو> تفتح عمل الشيطان

“Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu -te ala- sesa besimtari i dobët – dhe në të dy ka mirësi. Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut -azze ue xhel- dhe mos u bë pesimist. E nëse të godet ndonjë gjë, atëherë mos thuaj: “Sikur të veproja këtë do të ndodhte kështu dhe kështu”, por vend të kësaj thuaj: “Allahu e ka caktuar dhe Ai vepron ç’të dojë.” Ngase fjala “sikur” ia hap dyert e shejtanit.”

Transmeton Muslimi.

Shpërndaje: