Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 23-24
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
41 – Pas rrethit të shtatë të tavafit, ai e mbulon krahun e djathtë, shkon në vendin e Ibrahimit dhe thotë:
وَاتَّخِذُواْ مِن مَّقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى
“Dhe zgjidhni vendin ku Ibrahimi qëndroi për namaz.”1
42 – Pastaj ai qëndron duke pasur vendin e Ibrahimit (mekamu Ibrahim) mes tij dhe Qabes, dhe i falë dy rekate.
43 – Gjatë këtyre dy rekateve lexon suren “el-Kafirun” dhe “el-Ikhlas”.
44 – Këtu as nuk duhet kaluar para namaz falësve dhe as nuk duhet lejuar që dikush të kalojë para teje kur je duke u falur. Sepse hadithet janë të përgjithshme që e ndalojnë këtë dhe nuk ka argumente se xhamia e shenjtë apo se Meka është përjashtuar nga kjo ndalesë2.
45 – Pas namazit shkon tek uji Zemzem për të pirë prej tij dhe derdh ujë mbi kokë.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Uji i Zemzemit është për atë qëllim që pihet.”3
Ai gjithashtu tha:
“Është me të vërtetë i bekuar. Është ushqim dhe shërim për sëmundjet.”4
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu tha:
“Uji më i mirë në tokë është Zemzemi. Është ushqim dhe shërim për sëmundjet. “5
46 – Pastaj ai kthehet tek guri i zi, thotë:
الله أكبر (Allahu ekber)
”Allahu është më i madhi.”
dhe e prek atë sipas detajeve të specifikuara.
1 2:225
2 Referojuni origjinalit. fq.21, 23 dhe 135.
3 Hadithi është autentik, siç është thënë nga disa imamë. E kam përmendur atë dhe kam biseduar për rrugët e tij në “Irua-ul-Ghalil” (1123), një nga të cilat është marrë në “es-Sahihah” (883).
4 Hadithi është autentik. Është transmetuar nga Ebu Davudi, et-Tajalisi dhe të tjerët. Është përmendur në “es-Sahihah” (1056).
5 Transmetuar nga edh-Dhija në “el-Mukhtarah” dhe të tjerët. Është përmendur në burimin e mëparshëm (1056).