Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 58-60
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
22 – El-Kadhi el-Husajn bin Isma’il na tregoi, Jusuf bin Musa El-Kattan na tregoi, Ebu Mu’auijeh na tregoj, nga el-A’mash nga Ibrahimi, nga el-Alkameh, nga Abdullahu i cili tha:
”Një burrë nga ithtarët e librit erdhi tek i dërguari ﷺ dhe tha: ”O Ebul-Kasim! A je i njoftuar se Allahu (azze ue xhel) do të mbajë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, njerëzit dhe dheun në një gisht?” I dërguari i Allahut ﷺ filloi të buzëqesh saqë dhëmballët iu dukën dhe Allahu shpalli:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ
“Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij. Dhe në ditën e kijametit gjithë toka do të jetë e mbështjellë në dorën e Tij të djathtë. I Lavdëruar dhe i Lartë është Ai mbi nga çka ata i shoqërojnë.” 39:67
Xheriri tha në hadithin e tij: “Malet dhe pemët në një gisht, ujërat dhe tokat në një gisht dhe të gjitha krijesat e tjera në një gisht.”