“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

22.Falja dhe mëshira e Allahut

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Allahu (te ala) ka thënë:

”Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” El-Fatiha, 1:1

”Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo gjë.” Gafir, 40:7

”Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.” El-Ahzab, 33:43

”E mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë.” El-A’raf, 7:156

”Zoti juaj shkroi mëshirën për veten e Tij.” En-Aam, 6:54

”Dhe Ai është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” Junus, 10:107

“Po Allahu është Mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve.” Jusuf, 12:64

Shpjegimi

Ne besojmë në Allahun (xhela ue ala), në emrat e Tij të bukur dhe në cilësitë e Tij të lartësuara që janë konfirmuar në Kuran dhe në sunnetin autentik. Ato duhet të kuptohen në një mënyrë që i përket Allahut. Prandaj ato as nuk duhet të shtrembërohen, të mohohen, të imagjinohen ose të krahasohen. Të gjitha cilësitë e Tij janë të vërteta. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur.

Ne e quajmë Atë me to sikurse Ai (xhela ue ala), profeti ﷺ dhe shokët e tij (radijAllahu anhum) e kanë quajtur Atë – në një mënyrë që i përket Allahut. Cilësitë e tij nuk i ngjajnë cilësive të krijesave. Emrat e Tij nuk i ngjajnë emrave të krijesave. Emrat e Tij (subhaneh) janë të bukur dhe përbëhen nga kuptime të gjerë.

Prandaj Ai tha:

”Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij.” El-A’raf, 7:180

Sepse emrat e Tij janë të përsosur. Gjithashtu kuptimet e tyre janë të përsosura. Ai (subhanehu ue te ala) ka thënë se ato janë të bukura.

Askush pos Allahut (subhanehu ue te ala) nuk e di se si cilësitë e Tij janë në të vërtetë. Ai di, por jo sikurse dimë ne. Ai falë, por jo sikurse falim ne. Ai ngrihet, por jo sikurse ngrihemi ne. Ai zbret, por jo sikurse zbresim ne. Ai vjen, por jo sikurse ne vijmë. Ai zemërohet, por jo sikurse ne zemërohemi. E njëjta gjë vlen për të gjitha cilësitë e tjera:

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”

Ngritja është e njohur. Mëshira është e njohur. Zemërimi është i njohur. Dashuria është e njohur. Vullneti është i njohur. Megjithatë, mënyra se si janë është e panjohur. Ne nuk e dimë se si është ngritur Allahu. Ne nuk e dimë se si Allahu mëshiron. Ne nuk e dimë këtë por Allahu (subhanehu ue te ala) e di. Por ne e dimë se dashuria nuk është zemërimi dhe se zemërimi nuk është kënaqësia, dhe kënaqësia nuk është falje. Në mënyrë të ngjashme, të gjitha kuptimet e cilësive të tjera janë të njohura, por natyrshmërinë e tyre e di vetëm Allahu (subhanehu ue te ala).

Shpërndaje: