Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 19-20
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
5 – Emër që me të vërtetë përputhet me personin e emëruar sipas kushteve dhe normave të emërtimit.
Sunneti sqaron se emri është në përputhje me Sheriatin nëse i plotëson dy kushte:
1 – Ai duhet të jetë në gjuhën arabe. Me këtë përjashtohen të gjithë emrat joarab dhe ata të ardhur nga jashtë.
2 – Ai duhet të tingëllojë bukur dhe të ketë një kuptim të bukur. Me anë të kësaj përjashtohen të gjithë emrat e ndaluar dhe të urryer, pa marrë parasysh nëse kanë të bëjnë me tingëllimin apo kuptimin ose të dyja së bashku. E njëjta gjë vlen, nëse emri është arabisht, por përmban vetë-lavdërim, qortim apo fyerje.
Et-Tabari ka thënë:
”Nuk duhet të emërtohen me emra me kuptime të shëmtuara, vetë-lavdërues ose me domethënie fyese, edhe nëse ai përdoret vetëm si emër për personin. Qortimi qëndron në atë që dëgjuesi e dëgjon emrin dhe mendon se i quajturi ka cilësitë e emrit. Prandaj, profeti ﷺ ia ndërroi emrat në atë që përputhej me të emëruarin.”
Et-Tabari ka thënë:
”Profeti ﷺ ka ndryshuar disa emra.” 1
1 Fet’h-ul-Bari (10/476).