Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Si besuan selefët në fytyrën e Allahut?

Imam Ebu Bekr Muhamed bin El-Husajn El-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “Esh-Shari’ah”
www.perlatmuslimane.com

195 – Allahu (te ala) ka krijuar njerëzit siç ka dashur dhe për çfarë ka dashur dhe mes tyre ka bërë që disa të jenë fatkeq dhe disa të lumtur.

Fatkeqët nuk e besojnë Allahun dhe adhurojnë tjetër karshi Tij. Ata nuk i binden të dërguarit të Tij . Ata mohojnë Librat e Tij. Ai ka bërë që ata të vdesin në këtë gjendje dhe prandaj ata dënohen në varret e tyre. Ata nuk do ta shohin Zotin e tyre në Ditën e Gjykimit. Ata do të hyjnë në xhehenem, do të përjetojnë lloje të ndryshme të dënimeve. Ata janë miq të pandashëm të shejtanit. Aty ata do të mbeten përgjithmonë.

Fatlumët janë ata, lumturia e të cilëve është paracaktuar nga Allahu. Ata besojnë vetëm në Allahun. Ata nuk e praktikojnë idhujtarinë. Ata i vërtetojnë fjalët e tyre me vepra. Ai ka bërë që ata të vdesin në këtë gjendje dhe prandaj dëfrehen në varret e tyre. Në Ditën e Gjykimit ata do të marrin lajmin e mirë. Në Ditën e Ringjalljes ata do ta shohin Zotin e tyre (azze ue xhel) me sytë e tyre. Pas kësaj ata do të hyjnë në xhenet. Ata do të dëfrehen në lumturinë e tij. Ata do të përqafohen me gratë e xhenetit. Djelmoshat do t’u shërbejnë atyre. Në afërsi të Zotit të vet ata do të jetojnë përgjithmonë. Ata do të vizitojnë Zotin e tyre (azze ue xhel). Ata do të dëfrehen duke parë fytyrën e Tij fisnike. Ata do të flasin me Të. Ata do të nderohen nga Ai (azze ue xhel) kur Ai i përshëndet me përshëndetjen e paqes:

“Kjo është mirësia Allahut dhe Ai ia jep atë kujt të dojë.” El-Xhumuah, 62:4

Në qoftë se një person injorant ose një Xhehmi i devijuar me të cilin shejtani lozë, thotë: “A do ta shohin besimtarët Allahun në Ditën e Gjykimit?”, i thuhet: “Po, elhamduiliLah për këtë.” Nëse ai thotë “unë nuk besoj në këtë”, i thuhet atij: “Atëherë ti nuk e beson Allahun e Plotfuqishëm.” Nëse ai thotë: “Cili është argumenti për këtë,” i thuhet atij, “Ti e ke refuzuar Kuranin, sunnetin dhe sahabët dhe mendimin e dijetarëve dhe kështu ke ndjekur një rrugë tjetër nga rruga që pasuan besimtarët. Prandaj ti u përket atyre për të cilët Allahu ka thënë:

”Dhe kushdo që e kundërshton të dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” En-Nisa, 4:115

Dëshmitë nga Kurani janë:

“Atë ditë do të ketë fytyra që shkëlqejnë; që Zotin e tyre e shikojnë.” El-Kijameh, 75:22-23

Përveç kësaj, Allahu (azze ue xhel) tha se kufarët do të pengohen që ta shikojnë Atë:

“Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre.” El-Mutaffifin, 83:15

Kjo dëshmon se besimtarët do ta shohin Allahun (azze ue xhel) dhe se ata nuk go të pengohen nga kjo.

Nga ajo që ai kumtoi është:

“Ju vërtetë do ta shihni Zotin tuaj me sytë tuaj.”

Disa sahabij (radijAllahu anhum) e transmetuan këtë hadith prej tij ﷺ. Dijetarët i kanë pranuar ato ashtu siç kanë pranuar hadithet rreth abdesit, namazit, zekatit, agjërimit, haxhit, xhihadit, dijes dhe rreth gjërave të ligjshme dhe të paligjshme. Kështu ata i pranuan këto pohime dhe thanë:

“Besimtarët do ta shohin Allahun (azze ue xhel).” Ata nuk dyshuan në këtë. Në vend të kësaj ata thanë: “Ai që mohon këto transmetime ka bërë kufër.”

196 – Hasan El-Basri ka thënë:

“Nëse adhuruesit do ta kishin ditur se ata nuk do ta shohin Allahun, shpirtrat e tyre do të ishin shkrirë në këtë botë.”

197 – Hasan El-Basri ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) do tu shfaqet banorëve të xhenetit. Kur ata e shohin Atë, ata do të harrojnë të gjitha lumturitë e xhenetit.”

198 – Ka’b-ul-Ahbar ka thënë:

“Allahu kurrë nuk shikon në xhenetin pa thënë: “Ji i mirë ndaj banorëve të tu.” Pastaj dyfishohet bukuria e xhenetit derisa njerëzit e tij do të vinë. Ata kurrë nuk kanë pasur bajram në tokë, vetëm se po në atë ditë do të mblidhen në kopshtet e xhenetit. Allahu do tu shfaqet atyre dhe ata do të shikojnë në Të. Pastaj një fllad frynë pranë tyre me aromë misku. Ata nuk i kërkojnë diçka Zotit të tyre vetëm se Ai u jep atyre atë.”

199 – Maliku (rahimehullah) ka thënë:

“Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të shikojnë në Allahun (azze ue xhel)  me sytë e tyre.”

200 – El-Fad’hl bin Zijad ka thënë:

“Isha me Ebu Abdi-Llah Ahmed bin Hanbelin kur dëgjoi se një njeri ka thënë se nuk do të shihet Allahu në Ditën e Gjykimit. Ai u zemërua tmerrësisht dhe tha: “Kushdo që thotë se nuk do shihet Allahu në Ditën e Gjykimit ka bërë kufër. Mallkimi dhe hidhërimi i Allahut qoftë mbi të kush do qoftë ai. A nuk thotë Allahu (xhel-le dhikruh):

 “Atë ditë do të ketë fytyra që shkëlqejnë; që Zotin e tyre e shikojnë.” El-Kijameh, 75:22-23

 “Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej Zotit të tyre (që ta shohin Atë).” El-Mutaffifin, 83:15

“Kjo është dëshmi se besimtarët do ta shohin Allahun (azze ue xhel).”

201 – Abdullah bin El-Mubarak ka thënë:

“Ne mund t’i themi fjalët e jehudëve dhe të nasarave, por nuk mund të thomë atë që thonë Xhehmitë.”

202 – Ahmed bin Hanbeli ka thënë:

“Ai që thotë se Allahu nuk do të shihet është kafir.”

203 – El-Abbas bin Muhamed Ed-Dauri ka thënë:

“E kam dëgjuar Ebu Ubejd Kasim bin Sel-lam duke thënë në lidhje me hadithin lidhur me shikimin: “Ato (transmetimet) janë të vërteta. Njerëzit i kanë kumtuar ato nga njëri-tjetri.”

204 – Ka’b El-Kuradhi tha në lidhje me ajetet:

“Atë ditë do të ketë fytyra që shkëlqejnë; që Zotin e tyre e shikojnë.” El-Kijameh, 75:22-23

“Allahu do t’i ndriçoj fytyrat e tyre dhe ata do ta shohin Atë.”

205 – Ibn Abbasi ka thënë në lidhje me ajetet:

“Atë ditë do të ketë fytyra që shkëlqejnë; që Zotin e tyre e shikojnë.” El-Kijameh, 75:22-23

“Ata do ta shohin Krijuesin e tyre.”

206 – Ikrimeh tha në lidhje me ajetet:

“Atë ditë do të ketë fytyra që shkëlqejnë; që Zotin e tyre e shikojnë.” El-Kijameh, 75:22-23

“Ata do ta shohin Zotin e tyre.”

207 – Ikrimeh ka thënë:

“I është thënë Ibn Abasit: “A do ta shohin Allahun të gjithë banorët e xhenetit?”

Ai tha: “Po.”

208 – Ebu Bekr Es-Sidiku (radijAllahu anhu) ka thënë në lidhje me ajetin:

“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin Allahun).” Junus, 10:26

“Do të thotë do ta shohin fytyrën e Allahut (azze ue xhel).”

209 – Hudhejfeh ka thënë në lidhje me ajetin:

“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin Allahun).” Junus, 10:26

“Do të thotë do ta shohin fytyrën e Allahut (azze ue xhel).”

210 – Lidhur me argumentet nga sunneti, do t’i përmendim përgjatë gjithë sahabëve në mënyrë që kushdo që i lexon ato mund – in sha’a Allah– t’i kuptojë dhe t’i mësojë përmendësh ato edhe më lehtë.

211 – Xhabir bin Abdil-Lahi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Një natë kur hëna ishte e plotë ishim me të dërguarin e Allahut ﷺ. Ai ﷺ shikoi drejt qiellit dhe tha: “Ju do të qëndroni para Zotit tuaj (azze ue xhel). Ju do ta shihni Atë në të njëjtën mënyrë siç e shihni këtë hënë. Ju nuk do të përjetoni ndonjë vështirësi në të shikuarit Atë.”

212 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Ata thanë: “O i dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë (azze ue xhel) në Ditën e Gjykimit?” Ai ﷺ tha: “Po. A ndjeni ndonjë vështirësi kur shihni diellin në mesditë kur qielli është pa re?” Ata thanë: “Jo, o i dërguari i Allahut.” Ai ﷺ tha: “A ndjeni ndonjë vështirësi kur e shihni hënën e plotë kur qielli është pa re?” Ata thanë: “Jo, o i dërguari i Allahut .” Ai ﷺ tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Ju nuk do të përjetoni ndonjë vështirësi në shikimin e Zotit tuaj (azze ue xhel) sikurse ju nuk jeni duke përjetuar ndonjë vështirësi për të parë ndonjërën prej tyre.”

213 – Ebu Seid el-Khudri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Ne i thamë: “O i dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë (azze ue xhel)?” Ai ﷺ tha: A ndjeni ndonjë vështirësi kur e shihni diellin kur qielli është pa re?” Ne i thamë: “Jo.” Ai ﷺ tha: “A ndjeni ndonjë vështirësi kur e shihni hënën e plotë kur qielli është pa re?” Ne i thamë: “Jo.” Ai ﷺ tha: “Atë ditë ju nuk do të përjetoni ndonjë vështirësi në shikimin e Zotit tuaj (azze ue xhel) sikurse ju nuk jeni duke përjetuar ndonjë vështirësi për të parë ndonjërën prej tyre.”

214 – Suhejb Er-Rumi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Pasi që banorët e xhenetit të kenë hyrë në xhenet, do të thërritet: “O banorë të xhenetit! Allahu (azze ue xhel) u ka premtuar diçka që ende iu është dhënë.” Ata do të thonë: “Çfarë është ajo? A nuk i ka bërë fytyrat tona që të shkëlqejnë? Ai nuk na ka shpëtuar nga zjarri? Ai nuk na ka futur në xhenet?” Ai pastaj e tërheq perden dhe ata shikojnë në Të (tebareke ue te ala). Betohem në Allahun se ajo është gjëja më e dashur që Allahu do t’u japë atyre.”

Pastaj i dërguari i Allahut lexoi:

“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xheneti) edhe më tepër (e shohin Allahun).” Junus, 10:26

Shpërndaje: