Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 29-32
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
4 – Si terrorizmi ideologjik ashtu edhe terrorizmi material ecin krah për krah. Gjeneratat e mëvonshme i trashëgojnë ato nga të mëhershmet. Krimet e mëdha dhe gënjeshtrat e fabrikuara të Khauarixhëve dhe Sabinëve sapo kishin filluar të zënë vend me vrasjen e kalifit të drejtë Uthmanit (radijAllahu anhu) derisa filloi sprova e Harurive. Gjithashtu, e kombinuan terrorizmin ideologjik me atë material.
Pasiqë Aliu (radijAllahu anhu) përfundoi me luftën deves ai (radijAllahu anhu) u nis për të takuar popullin e Shamit në Sifin, me 23 Muharrem. Ishte viti 37. Sifin gjendet mes Shamit dhe Irakut. Aty u zhvillua një betejë e njohur. Pasi të dyja palët kishin pësuar humbje të rënda pas një lufte të gjatë që kishte pasur shumë viktima, banorët e Shamit ngritën Kuranin në shtizat e tyre dhe kërkuan një gjykim sipas librit të Allahut. Kjo gëzoi njerëzit që dëshironin të gjykohen në këtë mënyrë. Gjyqtari i banorëve të shamit ishte Amr bin el-As, ndërsa Ali bin Ebi Talibi e emëroi Ebu Musa El-Esh’ariun (radijAllahu anhum) si gjyqtarë. Ata shkruan një marrëveshje me të cilën që të dy ishin dakord. Kur erdhi koha në Ramazan dhe takimi do të zhvillohej në Xhumat-ul-Xhandel, dy gjyqtarët nuk ranë dakord për një gjë. Si pasojë Aliu u kthye në Irak dhe Muauijeh bin Ebi Sufjani (radijAllahu anhum) në Sham.
Kur Aliu (radijAllahu anhu) kishte mbërritur në Kufe, ishte koha për terrorizmin ideologjik. Tani Khauarixhët ishin revoltuar dhe kishin bërë tekfir mbi të. Argumenti i tyre ishte se ai e lejoi njeriun të gjykojë ndërsa askush tjetër përveç Allahut nuk ka të drejtë për ta bërë këtë. Khauarixhët ishin mbledhur në Harura për të planifikuar një trazirë. Aliu ua dërgoi atyre njeriun më të ditur të umetit dhe komentuesin e Kuranit Abdullah bin Abbasin (radijAllahu anhu) edhe pse kishte frikë për të. Qëllimi ishte që ai të refuzojë dyshimet e tyre të dobëta dhe që të shkatërrojë argumentet e tyre terroriste dhe devijuese. Sa prej tyre nuk janë tradhëtuar, devijuar dhe mashtruar në emër të xhelozisë për fenë! Kur Ibn Abbasi arriti tek ata, ai tha:
”Unë kurrë nuk kam parë ndonjë popull të jenë aq të zellshëm dhe aq adhurues.”
Ai i pyeti ata se pse po protestojnë.
Ata përmendën tri gjëra:
1 – Aliu (radijAllahu anhu) lejoi njerëzit të gjykojnë në fenë e Allahut . Ndërkohë, Allahu (te ala) ka thënë:
إِنِ الْحُكْمُ إِلاَّ لِلّهِ
”Vendimi i takon vetëm Allahut.” 2
2 – Ai luftoi pa zënë rob dhe pa marrë plaçkë lufte. Në qoftë se ata ishin besimtarë nuk ishte e lejueshme për të luftuar kundër tyre dhe në qoftë se ata ishin kufarë ishte e lejueshme për të konfiskuar pronat e tyre dhe për t’i zënë rob ata.
3 – Ai në letrën dërguar atyre e fshiu titullin e tij si udhëheqës i besimtarëve. Nëse ai nuk është udhëheqësi i besimtarëve, ai është udhëheqësi i kufarëve.
Ibn Abbasi iu tha:
”A do të ktheheni në qoftë se u lexojë juve gjykimin nga libri i Allahut dhe nga sunneti i profetit tuaj ﷺ, që ju nuk mund t’i mohoni?”
Ata thanë: Po.
Ibn Abasi tha:
”Në lidhje me akuzën tuaj se ai lejoi njerëzit të gjykojnë një çështje fetare, kështu që Allahu (te ala) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَقْتُلُواْ الصَّيْدَ وَأَنتُمْ حُرُمٌ وَمَن قَتَلَهُ مِنكُم مُّتَعَمِّدًا فَجَزَاء مِّثْلُ مَا قَتَلَ مِنَ النَّعَمِ يَحْكُمُ بِهِ ذَوَا عَدْلٍ مِّنكُمْ
”O ju që keni besuar! Mos gjuani (gjah) kur jeni në ihram dhe kushdo që e vret atë me qëllim, dënimi është një kurban i një kafshe të ngrënshme (dele, dhi, lopë etj) të sjellur në Kabë, e barazvlefshme me atë që ai ka vrarë, e gjykuar kjo nga dy burra të drejtë nga mesi juaj.” 2
وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَابْعَثُواْ حَكَمًا مِّنْ أَهْلِهِ وَحَكَمًا مِّنْ أَهْلِهَا إِن يُرِيدَا إِصْلاَحًا
”Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një gjykues nga familja e tij dhe një gjykues nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin.” 3
A është më mirë për të lejuar burrat që të gjykojnë njerëzit për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të mbrojtur jetën dhe pasurinë e njerëzve apo një lepur që ka vlerën sa një e katërta e një monedhë argjendi ose martesa e një gruaje?”
Ata thanë: ”Është më mirë të kursehet jeta e njerëzve dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre.”
Ai tha: ”A e mbaruam me këtë?
Ata u përgjigjën: ”Po.”
Ai tha: ”Për kundërshtimin tuaj se ai luftoi pa zënë rob ose pa marrë plaçkë, kështu që unë u pyes, në qoftëse ju doni të zëni robë nënën tuaj (Aishen) dhe të lejoni të bëni me të atë që ju bëni me të tjerët? Nëse ju e doni këtë ju keni dalur nga feja dhe në qoftë se ju thoni se ajo nuk është nëna juaj, keni dalur nga feja sepse Allahu thotë:
وَأَزْوَاجُهُ أُمَّهَاتُهُمْ
”Ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre.” 4
Nëse ju qëndroni në mes të këtyre dy devijimeve atëherë mund të zgjidhni atë që ju dëshironi. A mbaruam me këtë?”
Ata u përgjigjën: ”Po.”
Ai tha: ”Për sa i përket kundërshtimit tuaj se në letrën dërguar atyre ai e shlyu titullin e tij si udhëheqës i besimtarëve, atëherë edhe profeti ﷺ i tha Aliut gjatë ditës së Hudejbijes kur ai dëshiroi të nënshkruante një traktat paqeje me Kurejshët: ”Kjo është ajo që Muhammedi i dërguari i Allahut, ka gjykuar.”
Ata thanë: ”Po ta kishim ditur se ti je i dërguar i Allahut, ne as nuk do të ndalonim nga shtëpia e shenjtë e as nuk do të luftonim ty. Në vend të kësaj, shkruani ”Muhammedi i biri i Abdullahut”.
”Atëherë profeti ﷺ i tha: ”Shlyeje” o Ali, dhe shkruaje Muhammedi biri i Abdullahut.
Aliu tha: ”Betohem në Allahun unë kurrë nuk do të shlyej emrin tënd.”
Profeti tha: ”Më trego se ku shkruan.”
Ai i tregoi atij pas së cilës i dërguari i Allahut ﷺ e shleu atë me dorën e vetë.
Betohem në Allahun se i dërguari i Allahut ﷺ është më i mirë se Aliu. A mbaruam me këtë?”
Ata thanë: ”Po.” 5
Si pasojë u kthyen dy mijë prej tyre ndërsa pjesa tjetër u revoltuan kundër Aliut dhe e luftuan atë. Ai i masakroi ata dhe urdhëroi ushtrinë e tij që të hulumtojnë për një burrë krahu i të cilit ishte i deformuar dhe dukej si një gji femre. Pasi e gjeti atë, ai ra në sexhde për ta falenderuar Allahun sepse ai (radijAllahu anhu) e kishte dëgjuar të dërguarin ﷺ duke nxitur në luftë kundër Khauarixhëve që ndër të tjera përbëheshin nga ky burrë krahu i të cilit ishte i deformuar. Kjo dëshmon se Aliu kishte të drejtë kur luftoi kundër këtyre rebelëve të cilët u revoltuan kundër shtetit Islam dhe e braktisën Islamin. Kjo ishte mënyra në të cilën i dërguari i Allahut ﷺ i përshkroi ata dhe përmendi shpërblimin për atë që lufton kundër tyre dhe i vret ata.
Urtësia e Allahut është e përsosur dhe vullneti i Tij është i madh. Ai bën atë që Ai dëshiron. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti, Mbrojtësi, dhe Premtuesi.
Sa shkatërrimi është shkaktuar nga terroristët Khahurixhë kur ata kanë devijuar dhe mashtruar njerëzit! Ishte një terrorizëm ideologjik të cilin ata më vonë e zhvilluan në atë material. Vrasja e Aliut (radijAllahu anhu) ishte katastrofa më e madhe dhe incidenti më i turpshëm pas vrasjes së kalifit të drejtë Uthmanit (radijAllahu anhu). Ai u vra nga armiku i Allahut Ibn Mulxhim, një nga Khauarixhët e këqinjë. Ai e vrau atë kur ai (radijAllahu anhu) ishte duke shkuar në xhami për të falur namazin e sabahut. Kjo ndodhi me 17 Ramazan. Ishte viti 38.
Ashtu si terrorizmi material terrorizmin ideologjik shfaqet në forma të ndryshme dhe kjo ndodh gjithmonë dhe kudo. Ndodh shpesh që të dy vëllezërit e gjakut bashkohen në historinë e epshorëve, të devijuarëve dhe risimtarëve. Ata terrorizojnë njerëzit dhe sprovojnë me shpresën se ata do të lënë metodologjinë e shëndoshë të selefëve.
1 6:57.
2 5:95.
3 4:35.
4 33:6.
5 Abdurr-Rrezaku (18678), Nesai (8522), Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Kebir” (10598), Hakimi (2/150), Bejhaki (8/179) dhe gjithashtu pjesërisht Ahmedi nr 3187. Hakimi e vërtetoi zinxhirin dhe tha se ai është përgjatë kushteve të Muslimit. El-Hejthemi ka thënë se transmetuesit e hadithit janë njerëz autentik. Shih ”Mexhma’-uz-Zaua’id” (6/361).