Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Cilësitë e ateistit

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)

Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 117-118 Përktheu: Valdet Gashi 
 www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Ateisti neglizhentë është tërësisht e kundërta. Ai e mohon Zotin e tij të Madh, ekzistenca dhe përsosmëria e të Cilit vërtetohet nga dëshmitë logjike dhe fetare, dhe nga shkencat e qarta dhe materiale. Atij nuk i intereson fare për to. Kur ai e pranon se nuk e adhuron Allahun, ai lidhet për gjërat materiale dhe i adhuron ato. Zemra e tij bëhet si zemra e bagëtisë; atyre u intereson vetëm për të shijuar gjërat materiale. Zemra e tij nuk është kurrë e qetë. Ai ka frikë që të humbet atë që ai e do. Ai ka frikë që t’i ndodh ajo që e urren. Ai nuk ka besim që ia lehtëson fatkeqësitë dhe që ia zbutë mjerimin. Ai është i privuar nga ëmbëlsia e besimit, ëmbëlsia e të qenurit afër Allahut dhe nga fryteve të besimit si në këtë jetë ashtu edhe në tjetrën. Ai nuk shpreson ndonjë shpërblim. Ai nuk i frikësohet ndonjë ndëshkimi. Përkushtimi dhe shpresa e tij janë të lidhura vetëm me dëshirat e kësaj jete, të nënçmuara dhe materiale.

Shpjegimi

Përshkrimi që autori ia bëri ateistit dhe personit neglizhentë është krejtësisht i saktë. Ai që e mohon dhe i bën kufër Zotit të tij, mundet nga shejtani. Shejtani ia zbukuron këtë jetë me shpresa të rreme. Ai e bën atë të neglizhojë besimin thelbësorë me anë të kësaj jete dhe kënaqësive të saj pa marrë parasysh se si shijohen apo përmbushen ato. Atij i intereson vetëm për arritjen e tyre, jo nëse ato arrihen në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme. Personi i tillë nuk e ka frikë Allahun. As nuk shpreson tek Ai. Ai nuk beson në Të. Zemra e tij përkon me epshin, lakminë, tundimet dhe dyshimet që largojnë nga besimi. Rrjedhimisht, ai privohet nga të gjitha të mirat dhe bie në gjitha të këqijat. Ne i lutemi Allahut që të ringjallë zemrat tona me besim dhe të na mbrojë nga kurthet e shejtanit.

Shpërndaje: