“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

23.Dëshmia për dorën e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 59-60

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

23 – Ismail bin Muhammed bin Ismail en-Nahui na tregoi, Ahmed bin Mula’ib na tregoi: Umer bin Hafs bin Ghijath na tregoi, Babai im na tregoi, el-A’mash na tregoi, E kam dëgjuar Ibrahimin duke thënë: E kam dëgjuar Alkameh duke thënë: Abdullahu ka thënë:

”Një burrë nga ithtarët e librit erdhi tek i dërguari ﷺ dhe tha: ”O Ebul-Kasim! A je i njoftuar se Allahu azze ue xhel do të mbajë qiejt mbi njërin gisht, tokat mbi njërin gisht, pemët mbi njërin gisht dhe dheun mbi njërin gisht, dhe të gjitha krijesat e tjera mbi njërin gisht? Pastaj Ai do të thotë: “Unë jam Mbreti. Unë jam Mbreti!” Unë e pashë se si i dërguari i Allahut  ﷺ  buzëqeshi saqë dhëmballët iu dukën (si aprovim i fjalëve që tha ai), pastaj lexoi:

وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ

 “Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.” Zumer, 39:67

Transmetohet nga Bukhari dhe Muslimi nga Umer bin Hafs bin Ghijath, nga babai i tij.

Shpërndaje: