Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Edukata e emërtimit

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 20-21

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Emërtimi ka edukatë që duhet të merret parasysh sa më shumë të jetë e mundur:

1 – Duhet pasur kujdes që emri të jetë aq i dashur sa të jetë e mundur sipas niveleve të treguara më parë.

2 – Emri duhet të ketë sa më pak germa të jetë e mundur.

3 – Emri duhet të jetë aq i lehtë të jetë e mundur për tu shqiptuar.

4 – Emri duhet të dëgjohet sa më shpejt të jetë e mundur nga dëgjuesi.

5 – Duhet pasur parasysh që të jetë i përshtatshëm, dhe të mos jetë emër jashtë gjeneratës së tij, apo jashtë fesë së tij dhe pozitës.

Këto norma janë të rëndësishme dhe fisnike.

Shpërndaje: