Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Ideologjia terroriste e Kaderive

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 32-33

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

5 – Pas Khaurixhëve lindi një sekt i ri terrorist me një ideologji devijante dhe të qortuar, përkatësisht Kaderitë të cilët mohojnë kaderin. Ky sekt u shfaq në fund të epokës së sahabëve dhe udhëhiqej nga i devijuari dhe devijuesi Ma’bad el-Xhuheni. Ai u ekzekutua në vitin 80 pikërisht për shkak të mendimeve të tij të neveritshme terroriste që ndër të tjerash qëndrojnë se:

1 – Allahu nuk e di se çfarë do të ndodh derisa ajo të ndodh.

2 – Robërit vetë i krijojnë veprat e tyre dhe veprojnë pa ditur Allahu për veprimet e tyre.

3 – Allahu nuk e ka shkruar caktimin ne pllakën e ruajtur dhe dëshira universale e Allahut nuk egziston.

Ai kishte pasues në këtë:

ذَلِكَ قَوْلُهُم بِأَفْوَاهِهِمْ يُضَاهِؤُونَ قَوْلَ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَبْلُ قَاتَلَهُمُ اللّهُ أَنَّى يُؤْفَكُونَ

”Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e kufarëve të mëhershëm. Allahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!” 1

Ma’bad kishte marrë akiden (besimin) nga një nasrani (i krishterë) nga Iraku i cili quhej Sausan. Ai ishte konvertuar në Islam dhe pastaj përsëri u kthy ne fenë e nasarave. Megjithatë, është Ma’bad që ka përhapur këtë risi të tmerrshme dhe terrorizëm devijues. Ai e propagandonte atë në Basra dhe si të gjitha të tjerat ajo u përhap nga të gjitha ideologjitë e devijuara dhe risitë.

Argument për këtë është ajo që transmeton imam Muslimi, ku thotë: “I pari që e mohoi kaderin në Basra ishte Ma’bad el-Xhuheni.

Unë dhe Humejd bin Abdirr-Rrahman el-Humejri u nisëm për në haxh apo umreh dhe shpresuam për të takuar ndonjë prej sahabëve të të dërguarit të Allahut ﷺ për ta pyetur atë për pikëpamjen e këtyre njerëzve lidhur me kaderin. E takuam Abdullah bin Umer ibn el-Khatabin brenda në xhami. Ju afruam atij, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën e tij. Supozova se shoku im donte të më lejon që unë të flasë kështu që unë thashë: “Ebu Abdirr-Rrahman! Mes nesh është shfaqur një grup njerëzish që e lexojnë Kuranin dhe kërkojnë dituri, por ata nuk besojnë në kaderin dhe thonë se asgjë nuk është përcaktuar.”

Ai tha: “Nëse i takon tregoju atyre se unë kam nuk kam asgjë të bëjë me ta dhe se ata nuk kanë asgjë të bëjnë me mua. ”Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Ibn Umerit! Sikur ndonjëri prej tyre të posedojë sasi floriri sa mali i Uhudit dhe e shpenzon në rrugë të Allahut, Allahu nuk do ta pranonte atë prej tij derisa të besonte në kader.” 2

I përket ligjit të Allahut që secila trashëgimi të ketë një trashëgimtar. Ma’bad el-Xhuheni la pas tij këtë terrorizëm ideologjik dhe është trashëguar nga Ghajlan ed-Dimeshki. Detajet e këtyre sekteve janë në librat që merren me ideologjitë, fetë dhe sektet. Ju lutemi referojuni atyre.


1 9:30.

2 Muslimi (8).

Shpërndaje: