Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Allahu (te ala) ka thënë:
”Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij.” El-Maideh, 5:119
”Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” En-Nisa, 4:93
”E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën e cila e hidhëron Allahun e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen.” Muhamed, 47:28
”Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne i ndëshkuam dhe i përmbytëm të gjithë.” Ez-Zhukhruf, 43:55
”Por Allahu e urreu ngritjen e tyre, andaj i zmbrapsi.” Teube, 9:46
”Tek Allahu është shumë hidhëruese ta thoni atë që nuk e punoni!” Es-Saff, 61:3
Shpjegimi
Është e njohur se hidhërimi është e kundërta e kënaqësisë. Dashuria është e kundërta e urrejtjes. Mëshira është e kundërta e ndëshkimit. Allahu përshkruhet në të gjitha këto mënyra. Ai fal dhe dënon disa dhe merr hak mbi të tjerët. Ai i falë ata që luftojnë në rrugën e Tij dhe e kanë frikë Atë, dhe Ai është i zemëruar me të tjerët të cilët Ai i dënon për shkak të kundërshtimit dhe mosbesimit të tyre. Ai i do disa dhe i urren të tjerët. Ai u jep disave dhe nuk u jep të tjerëve. Ai (xhela ue ala) nuk jep dhe jep.
Kjo është rruga dhe metodologjia e Ehl-us-Sunnetit. Ata i besojnë cilësitë e Allahut dhe besojnë se ato janë të vërteta, se ato i përkasin Allahut dhe se kuptimet e tyre janë të vërteta. Megjithatë, askush pos Allahut (subhanehu ue te ala) nuk ka dije për mënyrën se si ato janë.