Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Kitab-ul-I’tikad, fq. 42-43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
[23] Njeriu më i mirë pas gjithë të dërguarve me pozitën më të lartë dhe më meritori për të marrë hilafetin është Ebu Bekr es-Sidiku (radijAllahu anhu). Pastaj vjen Ebu Hafs Umer bin el-Khatab (radijAllahu anhu). Më pas Dhun-Nurejn Uthman bin Afan (radijAllahu anhu). Pastaj vjen Ebul-Hasan Ali bin Abi Talib (radijAllahu anhu).
Ne dëshmojmë se dhjetë janë në xhenet dhe ata janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Talha, ez-Zubejri, Sead ibn ebi Uekas, Seid ibn Zejd, Abdurr-Rrahman bin Auf dhe Ebu Ubejdeh bin el-Xherrah Mëshira e Allahut qoftë mbi ta nga i pari deri tek të fundit, dhe të përmendim cilësitë e tyre të mira.
Muauijeh, është daja i besimtarëve (vëllai i Ummu Habibes, nënës së besimtarëve) dhe ai që shkroi Kuranin, shpalljen e Zotit të gjithësisë.