Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Të qeshurit e Allahut

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

215 – Dijeni – Allahu na udhëzoftë neve dhe juve në fjalë dhe vepra të sakta! – se pasuesit e së vërtetës e përshkruajnë Allahun (azze ue xhel) sikurse Ai e përshkroi veten e Tij dhe sikurse i dërguari i Tij dhe sahabët e tij e përshkruan Atë.

Kjo është metodologjia e dijetarëve të udhëzuar. Këto përshkrime nuk duhet të vihen në pyetje. Në vend të kësaj duhet nënshtruar atyre dhe duhet besuar se Allahu (azze ue xhel) qeshë. Kështu e kanë përshkruar Atë profeti dhe sahabët e tij (radijAllahu anhum). Prandaj këtë e mohon vetëm një person që nuk është i lavdëruar nga dijetarët.

216 – Ebu Hurejra transmeton se profeti ka thënë:

“Allahu (te ala) qesh me dy persona. Njëri prej tyre e mbytë tjetrin dhe të dy hyjnë në xhenet. I mbyturi lufton në rrugën e Allahut dhe vrasësi falet nga Allahu (azze ue xhel). Pastaj vrasësi lufton për hir të Allahut dhe vdes si shehid.”

217 – Ebu Razin El-Ukajli transmeton se profeti ka thënë:

“Zoti ynë qeshë me robërit e Tij që kanë humbur shpresat kur ndryshimi i Tij është në fakt afër.” Unë i thashë: “A qesh Zoti ynë o i dërguari i Allahut?” Ai ﷺ tha: “Po.” Unë i thashë: “Atëherë një Zot që qesh kurrë nuk do të na privojë (ndaloj) mirësinë.”

218 – Ibn Mesudi transmeton profeti ka thënë:

“A nuk do të më pyesni pse unë po qeshi? Unë po qeshi me njeriun me të cilin Zoti i krijesave (azze ue xhel) qesh kur njeriu i thotë Allahut: “A po bën shaka me mua?” Pastaj Allahu i thotë: “Unë nuk po bëjë shaka me ty, por Unë kam gjithçka në fuqinë Time.” Pastaj Ai e futë atë në xhenet.”

219 – Nu’aj bin Hammar ka thënë:

“Një njeri erdhi tek i dërguari dhe i tha:

“Cilët shehidë janë më të mirët?” Ai ﷺ tha: “Ata që luftojnë në rreshtë dhe nuk kthehen prapa derisa të vriten. Ata do të mblidhen në dhomat e larta në xhenet. Zoti juaj (azze ue xhel) qesh me ta. Nëse Ai qesh me robin e Tij në një rast të veçantë, robi nuk do të gjykohet.”

220 – Ibn Mesudi ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) qesh me dy persona. Një prej tyre është burri që zgjohet natën, ndërsa familja e tij është në gjumë. Pastaj ai merr abdes dhe falet. Allahu (azze ue xhel) qesh me të. Një tjetër është njeriu që vazhdimisht lufton kundër armikut pasi që shokët e tij janë mundur derisa Allahu (te ala) t’ia dhurojë shehidllëkun.”

221 – Ne i besojmë këto hadithe pa i vënë në dyshim ose pa i imagjinuar ato. Ata që i kanë kumtuar (përcjellë) këto hadithe tek ne janë ata që kanë kumtuar hadithet në lidhje me abdesin, namazin, zekatin, agjërimin, haxhin, xhihadin dhe të gjitha gjykimet e tjera në lidhje me hallallin dhe haramin. Dijetarët i kanë pranuar ato në mënyrën më të mirë të mundshme dhe vetëm ata që pasojnë metodologjinë e Mutezilive i mohojnë këto hadithe. Ai që pastaj i kundërshton këto hadithe apo i vë në dyshim ato, ju duhet ta vini atë (kundërshtuesin) në dyshim (në fenë e tij) dhe të qëndroni larg tij.

Shpërndaje: