Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Allahu (te ala) ka thënë:
“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve me engjëjt?” El-Bekare, 2:210
“A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t’ju vijnë engjëjt apo që të vijë Zoti yt ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd?” En-Aam, 6:158
“Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm! Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!” El-Fexhr, 89:21-22
“Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt valë valë.” El-Furkan, 25:25
Shpjegimi
Të gjitha këto ajete fisnike përfshijnë disa nga cilësitë e Zotit (azze ue xhel). Është e detyrueshme për t’i besuar ato në formën sikurse i përket Allahut (subhaneh). Nuk lejohet që ato të shtrembërohen, të mohohen, të imagjinohen ose të krahasohen. Një nga këto cilësi janë fjalët e Allahut (xhela ue ala):
“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve me engjëjt?”
“A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t’ju vijnë engjëjt apo që të vijë Zoti yt ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd?”
“Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm! Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!”
Ardhja e Allahut në ditën e gjykimit është e vërtetë ashtu sikurse i përket vetëm Atij. Asnjë prej cilësive të Allahut nuk i ngjason cilësive të krijesave.
Fjalët e Allahut:
”… ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd?
kanë për qëllim lindjen (e diellit) nga perëndimi.