Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 60-61
Përktheu: Valdet Gashi
24 – Ebu Salih el-Asbahani Abdurr-Rrahman bin Said bin Harun na tregoi, EbU Mesud Ahmed bin el-Furat na tregoi, Zejd bin Auf na tregoi, Ebu Auaneh na tregoi: el-A’mash na tregoi, nga Ibrahimi, nga Alkameh, nga Abdullahu i cili tha:
”Një burrë erdhi tek i dërguari ﷺ dhe tha: ”O Ebul-Kasim! A je i njoftuar se Allahu azze ue xhel do të mbajë njerëzit mbi njërin gisht, qiejt mbi njërin gisht, tokat mbi njërin gisht, pemët mbi njërin gisht dhe dheun mbi njërin gisht? ”I dërguari i Allahut ﷺ buzëqeshi saqë iu dukën dhëmballët si aprovim i fjalëve të tij, dhe Allahu shpalli:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
“Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.” Zumer, 39:67