Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

24.Emrat e ndaluar

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 21-22

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sheriati ndalon që fëmijët të kenë emrat e mëposhtëm:

1 – Muslimanët janë të unanim1 se janë të ndaluar të gjithë emrat që sugjerojnë se ata janë skllevër të dikujt tjetër pos Allahut (te ala). Nuk merret parasysh nëse ai është diell, idhull, njeri apo diçka tjetër. Shembuj të këtyre emrave të ndaluar janë Abdur-Resul (rob i resulit), Abdun-Nebi, Abdu Ali (rob i Aliut), Abdul-Husejn, Abdul-Emir që synon prijësin e besimtarëve Ali ibn Ebi Talibin (radijAllahu anhu) dhe Abdus-Sahib që synon Mehdiun e pritur. Këto janë shembuj janë emra të Rafidave.

Profeti ndryshoi emrat që nënkuptonin skllavëri përkushtuar dikujt tjetër përveç Allahut. Disa prej tyre ishin Abdul-Uzza, Abdul-Ka’bah, Abdu Shems dhe Abdul-Harith.

Në të njëjtin lloj përfshihen emrat Ghulam-ur-Rasul dhe Ghulam Muhammed, që do të thotë “skllav i të dërguarit”.

Sipas mendimit të saktë, është e ndaluar gjithashtu të emëruarit me emrin Abdul-Mutalib.

Prej këtyre gabimeve gjithashtu përfshihen emrat që qëndrojnë për skllavëri ndaj një emri që gabimisht mendohet të jenë emra të Allahut (te ala). Disa prej tyre janë Abdul-Maksud, Abdus-Sattar, Abdul-Meuxhud, Abdul-Huva, Abdul-Mursil, Abdul-Uahid dhe Abdul-Talib. Këta emra janë të gabuar në dy aspekte:

E para: Nuk është e lejuar për ta quajtur Allahun (te ala) me emra, për të cilët nuk ka argumente në Kuran dhe Sunnet. Emrat e Allahut (tebarek ue te ala) lejohet të përcaktohen vetëm nëpërmjet Kuranit apo Sunnetit.

E dyta: Nuk është e lejuar për të emërtuar me emra që qëndrojnë për skllavëri përkushtuar Allahut nëse Allahu nuk e ka emëruar vetën me atë emër ose i dërguari i Tij .


1 Shih “Maratib-ul-Ixhma”, fq. 154, nga Ibn Hazmi dhe ”Mexhmu-ul-Fataua (1 / 378-379)” nga Ibnu Tejmijeh.

Shpërndaje: