Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.Leximi pas sures El-Fatihah

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 89-91

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pasi që profeti e lexonte suren El-Fatihah, ai lexonte një sure tjetër. Ndonjëherë ai lexonte një kohë të gjatë dhe ndonjëherë ai lexoi shkurtë për shkak të udhëtimit, kollit, sëmundjes ose për shkak të vajit të ndonjë fëmije. Enes bin Maliku -radijAllahu anh- ka thënë:

”Një ditë, ai ﷺ e fali namazin e sabahut shkurtë.”1

Në një tjetër hadith tregohet se si ai ﷺ e fali namazin e sabahut me dy suret më të shkurtra të Kuranit.

I thanë atij: ”O i dërguari i Allahut! Pse e fale namazin shkurtë?”

Ai u përgjigj: ”Dëgjova se si një fëmijë qante, kështu që unë mendova se nëna e tij falej me ne, prandaj dëshirova që nëna e tij të kujdesej për të.”2

Ai gjithashtu ka thënë:

”Kur unë hy në namaz dhe dëshirojë të falem gjatë, unë dëgjoj se si një fëmijë qanë. Si pasojë, unë e fali namazin shkurtë sepse unë e di se nëna e tij shqetësohet nga të qarët e tij.”3

Ai e kishte zakon që të lexonte suret nga fillimi dhe zakonisht i mbaronte ato.4

Ai ka thënë:

”Jepjani çdo sures pjesën e saj të rukusë dhe sexhdes.”5

Në një tjetër formulim thotë:

”Çdo sure ka një rekat.”6

Ndonjëherë ai e ndante një sure në dy pjesë7, ndonjëherë ai e lexoi të njëjtën sure në rekatin8 e dytë dhe ndonjëherë ai lexonte të paktën dy sure pas sures El-Fatihah në një rekat.

Ishte një njeri nga Ensarët që udhëhqte namazin në xhaminë Kuba. Ai gjithmonë ua lexonte atyre një sure9 të caktuar. Çdo herë kur ai lexonte: 

”Thuaj: Ai, Allahu është Një!”10

ai fillonte të lexoj një sure tjetër. Ai e bëri këtë në çdo rekat.

Prandaj xhemati i tij i thanë: ”Ti gjithmonë po fillon me këtë sure dhe pastaj po vazhdon me një tjetër. Ose lexoje atë ose braktise atë sure dhe lexo një sure tjetër.”

Ai tha: ”Unë nuk do të ndalem nga leximi i saj. Ose do të bini dakord që unë t’ju udhëheq juve në namaz me këtë sure ose unë do t’ju braktisi juve.”

Ata e konsideronin atë si më të mirin në mesin e tyre dhe nuk dëshironin që dikush tjetër t’i udhëheq në namaz. Kur profeti ﷺ erdhi ata i treguan për atë që kishte ndodhur.

Ai tha: Çfarë të pengon që të bësh atë që xhemati yt kërkojnë nga ti? Çfarë të shtynë që gjithmonë ta lexosh këtë sure në çdo rekat?”

Ai tha: ”Unë e dua këtë sure.”

Atëherë ai ﷺ i tha: ”Dashuria jote ndaj saj të ka futur në xhenet.”11


1 Ky hadith, si të tjerët, dëshmojnë se është e lejuar për të sjellë fëmijët në xhami. Sa i përket hadithit të njohur: ”Mbani fëmijët tuaj larg nga xhamitë tuaja …”, ky hadith është i dobët dhe sipas konsensusit nuk përbën asnjë argument. Prej atyre që e kanë klasifikuar si të dobët janë Ibn-ul-Xhauzi, El-Mundhiri, El-Hejthem, Hafidh ibn Haxher El-Askalani dhe El-Busejri.

Abdul-Hak el-Ishbili tha: ”Ky hadith nuk ka bazë”.

2 Ahmedi me një zinxhir të mirë transmetimit. Hadithi i dytë është transmetuar nga Ibn Ebi Daudi në “El-Masahif (2/14/4)”.

3 Bukhari dhe Muslimi.

4 Ka shumë hadithe që sugjerojnë në të, të cilat do të vijnë në vijim.

5 Ibn Ebi Shejbeh (1/100/1), Ahmedi dhe Abdul-Ghani El-Makdisi në “Es-Sunnen” me një zinxhir të saktë transmetimi.

6 Ibn Nasr dhe Et-Tahaui me një zinxhir të saktë transmetimi. Unë besoj se hadithi do të thotë se një sure e tërë duhet të lexohet në çdo rekat në mënyrë që çdo rekat të merr pjesën e tij të plotë të sures. Urdhri, megjithatë, tregon pëlqyeshmërinë (jo obligueshmërinë) , e cila është përmendur më vonë.

7 Ahmedi dhe Ebu Ja’la nëpërmjet dy rrugëve.

8 Këtë ai e bëri në namazin e sabahut, e cila do të përmendet së shpejti.

9 Do të thotë pas sures El-Fatihah.

10 112:1.

11 Bukhari me një zinxhir të reduktuar dhe Tirmidhi me një zinxhir të ndërlidhur. Autentik sipas Tirmidhiut.

Shpërndaje: