Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

24.Lutja e atij që ka borxhe

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

116 – Transmetohet nga Ali bin Ebi Talib (radijAllahu anhu) tregoi se një rob i cili dëshironte të lirohej nga robëria, erdhi tek ai dhe i tha: “Unë nuk mundem të lirohem nga robëria, andaj më ndihmo.” Aliu i tha atij: “A dëshiron që t’i mësoj disa fjalë të cilat mi ka mësuar i dërguari i Allahut , dhe, nëse ke borxh që është sa një kodër, Allahu do të të ndihmoj që ta paguash atë? Atëherë, thuaj:

اَللَّهُمَّ اكْفِنيِ بِحَلاَلِكَ عَنْ حَراَمِكَ وَأَغْنِنيِ بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِواَكَ

“O Allah! Më bëj që të më mjaftoj ajo që Ti e ke lejuar që të mos i afrohem asaj që Ti e ke ndaluar. Më begato me mirësitë Tua, që të mos kërkoj nga dikush tjetër përveç Teje.”

Shpërndaje: