Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 33-35
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
6 – Pas këtij sekti, i cili barti një histori të errët dhe të turpshme, u shfaq një tjetër që ishte terrorist në çdo mënyrë; Mutezilitë. Ata pasojnë Uesil bin A’ta1, që jetoi në kohën e imam el-Hasan el-Basriut dhe ishte gjithashtu një nga nxënësit e tij. Me kalimin e kohës zemra e tij devijoi dhe ai ra në një konflikt dogmatik me imam Hasanin. Ai u largua nga mësimet e Hasanit dhe zuri vend në një pjesë tjetër në xhami, por jo shumë larg nga aty. Ai dhe pasuesit e tij u emërtuan me emrin ”Mutezilah”, ata që u veçuan. Ata dallojnë nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati, Ehl-ul-Hadithi, në më shumë pikë nga të cilat më të njohurat janë:
1 – Ata pranojnë emrat e Allahut por mohojnë cilësitë e Tij (azze ue xhel). Ky është mohim i cilësive të Allahut.
2 – Ata thonë se Kurani është i krijuar. Ky është një përgënjështrim i të gjitha argumenteve në Kuran dhe sunnet të cilat pohojnë se Kurani është shpallje e Allahut dhe se ai është i pakrijuar.
3 – Ata përkrahin rebelimin kundër udhëheqësve ashtu mu sikurse vepruan Khauarixhët Harurijeh kundër kalifit të drejtë Ali ibn Ebi Talibit (radijAllahu anhu).
4 – Ata besojnë se mëkatarët e mëdhenjë monoteist që vdesin para se të pendohen do të dënohet në xhehnem përgjithmonë. Edhe Khauarixhët e besojnë këtë.
5 – Ata kanë një besim të prishur dhe të padrejtë që thotë se Allahu (azze ue xhel) është i detyruar të bëjë më të mirën për robërit. Përndryshe Ai është i padrejtë ndaj tyre. Kjo është një gjë e rrezikshme dhe guxim ndaj Allahut. Por pasiqë ata janë injorantë ndaj Allahut dhe emrave të Tij të bukur, cilësive të Tij të larta, gjykimeve të drejta dhe rregullave bujare dhe librit pastrues, kështu që atyre nuk u inetereson për pasojat e rënda të besimit të tyre të prishur.
6 – Ata urrejnë disa nga sahabët (radijAllahu anhum) e profetit ﷺ, i fyejn ata dhe i nënçmojnë ata. Ndër të tjera, ata i akuzojnë ata për mëkate kundërshtuese.
Uesil bin A’ta tha:
“Nëse Aishah, Aliu dhe Talha kishin dëshmuar tek unë për një paketë fasule unë nuk do ta pranoja dëshminë e tyre.” 2
Amr bin Ubejd3 foli në të njëjtën mënyrë dhe tha:
“Nëse Aliu, Uthmani, Talha dhe Zubejri do të kishin dëshmuar tek unë për për një lidhëse këpucësh unë nuk do ta pranoja dëshminë e tyre.” 4
Në një transmetim tjetër thuhet:
”Betohem në Allahun se nëse Aliu, Uthmani, Talha dhe Zubejri do të kishin dëshmuar tek unë për një lidhëse këpucësh unë nuk do ta pranoja dëshminë e tyre.” 5
Disa nga liderët e tyre, duke përfshirë en-Nadhdham6, ka fyer përgojuar dhe ofenduar haptazi sahabët e profetit ﷺ më të mirë sikurse Ebu Bekrin, Umerin, Aliun dhe Ibn Mesudin (radijAllahu anhum). Allahu i dhëntë en-Nedhdhaminit dhe shokëve të tij atë që ata e meritojnë për shkak se kanë ofenduar dhe fyer më të mirët prej sahabëve të dërguarit të Allahut ﷺ. Libri i pastër jo vetëm që ka ndaluar fyerjën e tyre, ai poashtu na ka urdhëruar që t’i respektojmë ata dhe të lusim Allahun që të jetë i kënaqur me ta dhe t’i mëshirojë ata. Ata urrehen vetëm nga një hipokrit i njohur ose një injorant që imitonë zemrat e atyre të cilëve janë plot me urrejtje, ligësi dhe smirë ndaj besimtarëve dhe robërve të devotshëm të Allahut.
1 Ebu Hudhejfe Uesil bin A’ta, edhe i njohur gjithashtu si el-Ghazal. Lideri i Mutezilivie dhe udhëheqës në devijim. Ai nuk mund të shqiptonte germën ر (r) dhe ishte aq i mirë për ti’u shmangur asaj sa që ai u bë i famshëm për këtë. Ai vdiq në vitin 181. Shih “el-ansab” (10/592-593) nga es-Sem’ani dhe “Uafajat-ul-A’jan” (6 / 7-11) nga Ibn Khalikan.
2 Shi “Mizan-ul-Itidal” (4/329) nga Dhehebi.
3 Ebu Uthman Amr bin bin Ubejd Bab el-Basri. Personaliteti i madh dhe i parë i Mutezilive. Ai vdiq në vitin 143. Biografia e tij mund të lexohet në “Tarikh Bagdad” (14/63) dhe në “Tarikh-ul-Islam” (9/238) nga Dhehebi.
4 Tarikh Bagdad (14/77).
5 Akhbar Amr bin Ubejd (18) nga Darakutni dhe edh-Dhu’afa (5/102) nga Ibn Adij.
6 Ebu Is’hak Ibrahim bin Sajjar en-Nadhdham. Shejkhu i Mutezilive dhe autor i disa veprave. I njohur për çështje që vetëm ai që i ndanë dhe mizori të tjera. Ibn Hazmi përmendi disa prej tyre në “el-Fisal” (5-95). Biografin e tij mund ta gjesh në “Tarikh Bagdad” (6/623) dhe “Sijer A’lam-in-Nubela” (10/541).