Imam Ebu Bekr Muhamed bin El-Husajn El-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “Esh-Shari’ah”
www.perlatmuslimane.com
230 – Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Kur Allahu e përfundoi krijimin, shkroi në një libër që është tek Ai mbi arsh: Mëshira Ime i ka paraprirë zemërimit Tim.”
231 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) thotë:
“Allahu u ngrit mbi arshin e Tij para se Ai të filloi krijimin. Gjëja e parë që Ai krijoi ishte lapsi. Ai e urdhëroi atë që të shkruaj çdo gjë që do të ndodhë deri në Ditën e Gjykimit.”
232 – Këto transmetime tregojnë se Allahu është mbi arshin e Tij përmbi qiejt e Tij. Dituria e Tij përfshin çdo gjë. Ai dëgjon dhe sheh. Ai di dhe Ai është i Gjithëdijshëm.
233 – Prej argumenteve të Hululive me të cilat ata i mashtrojnë injorantët, janë fjalët e Allahut:
”Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit (s’ka asgjë pas Tij), Ai është i Larti, i Afërmi.” 57:3
Dijetarët e kanë shpjeguar këtë ajet si vijon:
I Pari është Ai i Cili është para çdo jete dhe çdo vdekje.
I Fundit është Ai që është pas të gjitha krijesave.
I Larti është Ai që është mbi çdo gjë, që është përmbi qiejt.
I Afërti është Ai i Cili është afër çdo gjëje, do të thotë di çdo gjë që është nën tokët.
Ajo që e dëshmon këtë është fundi i të njëjtit ajet:
“Dhe Ai është i Gjithëditur për çdo gjë.”
234 – Një tjetër argument me të cilën ata i mashtrojnë njerëzit injorantë janë fjalët e Allahut:
“Por Ai është Allahu në qiej dhe në tokë.” En-Aam 6:3
“Dhe Ai është i adhuruar në qiell dhe i adhuruar në Tokë. Dhe Ai është më i Urti Gjithëgjykues.” Ez-Zukhruf 43:84
Njerëzit që përdorin këto ajete si argument duan vetëm të përhapin pështjellime (çrregullime). Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
“E ata, që në zemrat e tyre kanë anim nga e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e gjoja kërkojnë komentin e tyre.” Al-Imran 3:7
Dijetarët e kanë shpjeguar ajetin:
“Por Ai është Allahu në qiej e në tokë.” En-Aam 6:3
Ai e di atë që ju mbani të fshehtë sikurse dhe atë që ju e tregoni haptazi dhe Ai e di atë që ju meritoni” si më poshtë:
“Allahu (azze ue xhel) është mbi arshin e Tij dhe dituria e Tij përfshinë të gjitha krijesat. Ai e di atë që ju e fshihni dhe Ai e di atë që ju tregoni haptazi.”
Fjalët e Tij (azze ue xhel):
“Dhe Ai është i adhuruari në qiell dhe i adhuruari në tokë.“
Do të thotë se Ai është i adhuruari i atyre që janë në qiej e në tokë. Pra Ai është Allahu që adhurohet në qiej dhe Allahu i Cili adhurohet në tokë. Në këtë mënyrë dijetarët e kanë shpjeguar këtë ajet.
235 – Katadeh ka thënë në lidhje me:
“Dhe Ai është i adhuruar në qiell dhe i adhuruar në tokë.”
“Ai është Zoti që adhurohet në qiell dhe në tokë.”
236 – Atë që e kam thënë dhe qartësuar është e gëzueshme për pasuesit e së vërtetës. Unë e kam bërë këtë sepse kam frikë se pasuesit e gënjeshtrës mund të hedhin gënjeshtrat e tyre në zemrat e njerëzve. Këta njerëz kanë tendencë nga muzika dhe këngët që i bëjnë djemtë e rinj. Ata joshen duke i shikuar ata. Ndërsa nuk kënaqen me dëgjimin e burrave të moshuar. Ata vallëzojnë dhe i bijen instrumenteve muzikore frymore. Ata vallëzojnë pas fyellit të shejtanit. Shejtani luan me ta për të kundërshtuar të vërtetën. Ata as nuk veprojnë sipas Kuranit, as sipas sunnetit, as sipas sahabëve (radijAllahu anhum), as sipas pasardhësve të tyre apo imamëve. Ata kanë marrëzira edhe më të këqija që janë të turpshme për tu përmendur. Ata e quajnë këtë fe të cilin ata e pasojnë. Ne lusim Allahun për mbrojtje nga kjo gjendje e neveritshme dhe ne i lutemi Atij të na udhëzojë në të vërtetën!
237 – Jezid bin Haruni ka thënë për Xhehmitë: “Betohem në Allahun se ata janë heretikë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ta.”