Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Dasma është obligim

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është obligim që të bëhet dasmë. Profeti ﷺ urdhëroi Abdurr-Rrahman bin A’uf që të përgatisë gostinë e dasmës, dhe përveç kësaj Burejdeh bin el-Hasib tha:

“Pasi që Aliu e kërkoi dorën e Fatimes -radijAllahu anhuma-, i dërguari i Allahut ﷺ tha:

“O Ali! Duhet patjetër për nusen të përgatitet gosti.”

Sa’di tha: “Unë do të dhuroj një dash.”

Tjetri tha: “Unë kam bajagi misër.”

Në një transmetim tjetër, thuhet:

“Një grup i Ensarëve i mblodhën një sasi të misrit.”1


1 Ahmedi (5/359), Tabarani (1/112/1), Tahaui në “el-Mushkil (4/144-145)”, Ibn Asakir (2/88/12) dhe (2/124/15), zinxhiri i tij i transmetimit është sikurse tha Hafidh Ibn Haxheri:

“Transmetimi është në rregull.” (Fet’h-ul-Bari (9/188)).

Të gjithë transmetuesit e tij përveç Abdul-Kerim bin Sulejt janë transmetues të besueshëm dhe janë transmetues të Muslimit. Nga Abdul-Kerim bin Sulejt disa transmetues të besueshëm kanë transmetuar. Ibn Hibani e ka përmendur atë në “eth-Thikat (9/189-194)”.

Hafidh Ibn Haxheri tha në et-Tekrib: “I aprovuar”. 

Shpërndaje: