Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 61-62
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
25 – Muhammed bin Sehl bin el-Fudejl el-Katib na tregoi, Ali bin Harb na tregoi, Ebu Muavijeh dhe Muhammed bin Fudejl na treguan, el-A’mash na treguan, nga Ibrahimi, nga Alkameh, nga Abdullahu i cili tha:
”Një burrë nga ehli kitabët1 erdhi tek i dërguari ﷺ dhe tha: ”O Ebul-Kasim! A je i njoftuar se Allahu (azze ue xhel) do të mbajë njerëzit në një gisht, qiejt në një gisht, tokat në një gisht, pemët në një gisht dhe dheun në një gisht?” I dërguari i Allahut ﷺ filloi të qesh dhe Allahu shpalli:
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ
“Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut.” 39:67