Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) thotë:
Allahu (te ala) ka thënë:
”Ndërsa do të mbetet përgjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.” Er-Rrahman, 55:27
”Çdo send zhduket pos fytyrës së Tij.” El-Kasas, 28:88
“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?” Sad, 38:75
”Jehudët thanë: “Duart e Allahut janë të mbyllura (Ai nuk dhuron nga begatitë e Tij).” Qofshin të mbyllura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar ata për çfarë u nxori goja! Përkundrazi, të dy duart e Tij janë të shtrira. Ai dhuron nga begatitë e Tij siç do Ai.” El-Maideh, 5:64
”Ti bëj durim në vendimin e Zotit tënd se ti je nën sytë Tanë.” Et-Tur, 52:48
“E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara. Që lundronte nën sytë Tanë.” El-Kamer, 54:13-14
“E Unë të mbulova me dashurin Time dhe ti u rrite nën syrin Tim.” Ta Ha, 20:39
Shpjegimi
Allahu (te ala) ka thënë:
”Ndërsa do të mbetet përgjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.”
”Çdo send zhduket pos fytyrës së Tij.”
Kjo pohon fytyrën e Allahut. Fytyra e Tij fisnike është e vërtetë.
Ai (tebareke ue te ala) thotë:
“Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.”
Ai gjithashtu ka dy duar sikurse Ai (xhela ue ala) ka fytyrë fisnike.
Ai gjithashtu ka sy.
Ai (te ala) ka thënë:
E Unë të mbulova me dashurin Time dhe ti u rrite nën syrin Tim.”
Allahu është përshkruar përkatësisht me sy, vizion dhe dëgjim në një mënyrë që i përket Atij (subhaneh). Të gjitha këto cilësi duhet të besohen dhe të pohohen në mënyrën që i përkasin Allahut.