Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 128-131
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:
Besimtari e adhuron Allahun (azze ue xhel) duke besuar dhe nderuar të gjithë të dërguarit. Ai i do ata më shumë se të gjitha krijesat e tjera. Ai pranon se të gjitha të mirat që krijesat përvetësojnë deri në ditën e gjykimit janë si shkak i udhëzimit të tyre. Ai gjithashtu e pranon se çdo e keqe dhe e dëmshme që i godet krijesat është sepse ata janë kundërshtuar, sidomos prijësi i tyre dhe profeti i fundit Muhammedi ﷺ të cilin Allahu e ka lënë të jetë mëshirë për botët dhe e dërgoi me tërë drejtësinë, përmirësimin dhe udhëzimin.
Ateisti është tërësisht e kundërta. Ai i nderon armiqtë e të dërguarit dhe i respekton ideologjitë e tyre, dhe ashtu si paraardhësit e tij, i nënçmon mesazhet e të dërguarve. Kjo është dëshmia më e mirë për marrëzinë e tyre dhe karakteret e tyre të neveritshme.
Shpjegimi
Do të ishte më mirë nëse ai do të kishte shkruar:
“… dhe bëri që shpallja e tij të jetë shkak për çdo drejtësi, përmirësim dhe udhëzim.”
Besimi në të dërguarit është një nga shtyllat e besimit. Robi nuk është besimtar derisa të pranojë këtë shtyllë. Pra, ai duhet t’i besojë të gjithë të dërguarit dhe të dijë se ata janë krijesat më të mira të Allahut. Ai i ka zgjedhur ata që të udhëzojnë njerëzimin përgjithmonë dhe kudo.
Të dërguarit më të mirë janë pesë të vendosurit dhe të paepurit: Nuhi, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammedi (salAllahu alejhim ue selem). Ata duhet t’i duam dhe t’i respektojmë. Ata duhet t’i duam më shumë se të gjitha krijesat e tjera sepse të gjitha mirësitë që njerëzimi i ka është sepse u binden atyre dhe i pasojnë ata. Dhe gjitha të këqijat që i godasin njerëzit shkaktohen nga fakti se ata janë kundërshtuar. Allahu (azza ue xhel) ka treguar se çfarë ka ndodhur me njerëzit që i kundërshtuan të dërguarit. Është shumë e njohur se çfarë ka ndodhur me popullin e Nuhut ﷺ që u përmbytën, popullin e Adit të cilët u shkatërruan nga një stuhi vdekjeprurëse, Themudi që u shkatërruan me në një zhurmë, populli i Lutit ﷺ që u kthyen përmbys dhe u gurëzuan, Faraoni dhe populli i tij të cilët u mbytën në det dhe gjëra të tjera që përgënjeshtruesit përjetuan.
Përveç kësaj, Allahu (azze ue xhel) e shpëtoi të dërguarin e çdo populli dhe popullin e tij besimtarë dhe i bëri ata të trashëgojnë tokën e atyre që u shkatërruan. Kështu që nga gjitha mirësitë që njeriu merr ata janë pjesë e kësaj për shkak të dërguarit dhe se i nderojnë ata dhe ju binden atyre. Dhe çdo e keqe që i godet krijesat ndodh për shkak se shpallja e tyre është neglizhuar dhe është lënë pas dore.
I dërguari i cili ka bërë më së shumti të mira për krijesat është udhëheqësi i të dërguarve në ditën e gjykimit, i dërguari i fundit, ndërmjetësues tek pozita e lavdërueshme dhe i pari që do të kërkojë leje që xheneti të hapet: Muhammedi ﷺ. Allahu e ka bërë atë të jetë mëshirë për botët dhe e ka dërguar me çdo drejtësi, korrigjim dhe udhëzim.
Autori (rahimehullah) ka thënë:
“Ateisti është tërësisht e kundërta. Ai i nderon armiqtë e të dërguarit dhe i respekton ideologjitë e tyre, dhe ashtu si paraardhësit e tij, i nënçmon mesazhet e të dërguarve. Kjo është dëshmia më e mirë për marrëzinë e tyre dhe karakteret e tyre të neveritshme.”
Ai që ia kthen shpinën mesazhit të dërguarve pa dyshim do t’i nënshtrohet gjithë asaj që ju nënshtruan paraardhësit e tij të ngjashëm. Ai gjithashtu do të përjetojë atë që ata përjetuan. Armiqtë e sotëm të dërguarve nuk duhet të presin asgjë tjetër përveç atë që i goditi armiqtë e të dërguarve të mëparshëm.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا الْمُرْسَلِينَ إِنَّهُمْ لَهُمُ الْمَنصُورُونَ وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ الْغَالِبُونَ فَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّى حِينٍ وَأَبْصِرْهُمْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمْ فَسَاء صَبَاحُ الْمُنذَرِينَ وَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّى حِينٍ وَأَبْصِرْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ وَسَلَامٌ عَلَى الْمُرْسَلِينَ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
“E tashmë premtimi Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar. Dhe se ushtritë Tona do të jenë ata ngadhënjyesit. Prandaj për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre. E ti vështroji ata, se edhe ata do ta shohin (ndëshkimin).I Pastër e i Lartë është Zoti yt, Zoti i Gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë. Dhe paqja qoftë mbi të dërguarit! Dhe lavdia i qoftë Allahut, Zotit të gjithësisë!” 1
Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij, mbi sahabët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë ata me të drejtë deri në ditën e gjykimit.
1 37:171-182