Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

33.Rafidat sipas Hasan el-Bennës

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 47-48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një lider1 kryesorë tek el-Ikhuan el-Musliminët u pyet nga një prej pasuesve të tij, se sa i madh është dallimi në mes Ehl-us-Sunnetit dhe Shiitëve?.

Pyetësi tha: ”Ai na ka ndaluar që të hyjmë në çështje të ngjashme të ndjeshme si kjo sepse kjo nuk ishte në dobi për muslimanët. Muslimanët ishin tashmë të ndarë në mënyrë të mjaftueshme dhe armiqtë e Islamit bën gjithçka për të zgjeruar ndarjen më tej.

Pyetësi tha: ”Ne nuk po pyesim për të qenë fanatikë ose për të zgjeruar hendekun mes muslimanëve edhe më shumë. Ne pyesim që të dijmë. Ka libra të panumërta që trajtojnë dallimet në mes të Ehl-us-Sunnetit dhe Shiitëve por ne nuk kemi kohë për të hulumtuar të gjitha librat.

”Ai u përgjigj: ”Ju duhet të dini se Ehl-us-Sunneti dhe Shiitët janë muslimanë, bashkohen në shahadet ”La ilahe ilAllah, Muhammedun resuluLlah”. Kjo është baza e besimit. Ehl-us-Sunneti dhe Shiitët kanë qëndrim të njëjtë në këtë. Dallimet midis tyre mundësojnë ende një urë në mes tyre.”2


Pyetësi tha:

1 Dmth Hasan el-Benna, themelues i el-Ikhuan el-Muslimunëve. Ai nuk arriti të bazojë davetin e tij sipas metodologjisë profetike. Ai vuri në dukje se grupi i tij është Selefizmi në davet, Sufi në realitet, politik në strukturë, grup sportiv në disa pika të përmendura në librin e tij ”Mexhmu-ur-Rasa’il” (2/22-24). Në këtë mënyrë të gjitha llojet e njerëzve janë të mirëseardhur tek ta. Prandaj, ai grup është i qortuar dhe i dështuar që kur u themelua deri në kohën e shkrimit. Pa marrë parasysh kohën apo vendin, daveti i tyre asnjëherë nuk është ndërtuar mbi metodologjinë profetike dhe në akiden Selefite. Kjo në vetvete, sepse ky njeri kurrë nuk i ka pasuar selefët në asnjë fushë. Për shembull ai e kishte besimin Muauidhave në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut. Kjo është përmendur qartë në librin e tij ”Rasa’il-ul-Akideh”, fq. 74.

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë për këtë dogmë:

Mufauidhat, që pretendojnë se pasojnë sunnetin dhe Selefët,  janë lloji më i keq prej pasuesve të bidateve dhe të devijuarve.” (Dar Ta’arudh-ul-Akl uen-Nakl (6/201-205)).

El-Benna e zgjodhi këtë besim. Ai pranoi se ishte Sufi që i përkiste sektit Hasafijeh. Ai pranoi se i donte së tepërmi adhuruest Sufi. Ai e thotë këtë në librin e tij ”Mudhakkirat-ud-Dauah ued-Da’ijeh” nën titullin ”Tarikat-ul-Hasafijeh”. Ai ka shumë gabime të tjera të dënueshme, duke përfshirë festimin e tij të ditëlindjes së profetit që nuk është në përputhje me metodologjinë profetike.

Nëse kjo është gjendja e Hasan el-Bennës dhe e davetit të tij, atëherë nuk është e lejuar për personin i cili e respekton veten e tij që ta konsiderojë atë si një lider që duhet pasuar në besimin e tij, në adhurim apo në davet sepse ai kishte gabime të mëdha në ato aspekte. Gabimet e tij urrehen nga të gjithë ata që posedojnë dije të dobishme dhe vepra të mira. Ata që janë të ndikuar nga metodologjia e el-Ikhuan el-Musliminëve dhe personaliteteve rë tyre kryesorë janë krejtësisht të parëndësishëm. Çdo muslimanë i mençur ka të drejtë t’i thotë atyre:

أَتَسْتَبْدِلُونَ الَّذِي هُوَ أَدْنَى بِالَّذِي هُوَ خَيْرٌ

”A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e keqe?” 2:61

Ata kanë braktisur shumë aspekte nga daveti i Selefi. Megjithatë, kjo është një metodologji që përmban vetëm mirësi.

2 Dhikrijjat, la Mudhakkirat, fq. 249-250, nga Umer et-Tilmisani, nga ”Maukif Ulema-il-Muslimin min esh-Shiah uet-Theureh el-Islamijeh” nga Izz-ud-din Ibrahim.

Shpërndaje: